Kryeministri i Mianmarit shpall zi kombëtare nga 31 marsi deri më 6 prill

Azia

Kryeministri i Mianmarit shpall zi kombëtare nga 31 marsi deri më 6 prill

Më: 31 mars 2025 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Kryeministri i Mianmarit Min Aung Hlaing ka shpallur zi kombëtare në republikë nga 31 marsi deri më 6 prill për të nderuar më shumë se 1700 viktimat e tërmetit të fundit, njoftoi kanali televiziv MRTV .

“Për shkak të humbjeve të jetëve dhe dëmet nga tërmeti, nga data 31 mars deri më 6 prill janë shpallur shtatë ditë zie në shkallë vendi. Flamuri kombëtar duhet të ulet në gjysmështizë këto ditë”, thuhet në njoftim.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 8.2 goditi Mianmarin më 28 mars, duke marrë mbi 1600 jetë. Fatkeqësia ka prekur edhe Tajlandën, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Kinë dhe Vietnam.

Ministria e Situatave të Emergjencave të Federatës Ruse raportoi më 29 mars se më shumë se 100 shpëtimtarë rusë mbërritën në Mianmar për të ofruar ndihmë mjekësore për popullatën e prekur. Në qytetin e Mandalay, shpëtimtarët rusë së bashku me kolegët nga Kina më 31 mars nxorrën nga rrënojat një grua që ishte shtrirë atje për më shumë se dy ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat