Uji nga pishina e ndërtesës në Kinë godet këmbësorët në rrugë

Azia

Uji nga pishina e ndërtesës në Kinë godet këmbësorët në rrugë

Më: 31 mars 2025 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Tërmeti i fuqishëm goditi pranë Mandalay, me lëkundjet që arritën deri në Yunnan, rreth 760 kilometra nga epiqendra.

Dridhjet e mëdha shkaktuan që një përrua uji të derdhej nga pishina e çatisë, duke e kthyer atë në një ujëvarë të papritur.

Një video virale kapi momentin kur një tërmet në Mianmar bëri që uji nga një pishinë në majë të një ndërtese në provincën Yunnan të Kinës të bie në rrugë.

Pamjet tregojnë këmbësorët që vrapojnë për t'u mbrojtur pasi uji bie nga lart. Yunnan është rajon pa dalje në det i njohur për bukurinë e tij natyrore.

Një tërmet me fuqi 7.7 ballë të Rihterit goditi Mianmar të premten pasdite, duke shkaktuar shembje të ndërtesave dhe duke shkaktuar dridhje e panik në Vietnam, Kinë dhe Tajlandë.

Këshilli i Administratës Shtetërore të Mianmarit tha se numri i të vdekurve është rritur në rreth 1.700, me 3.400 të plagosur dhe 300 të zhdukur. Bilanci i viktimave në Bangkok është rritur në 17. Nuk u raportua për viktima në Vietnam dhe Kinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat