Kryeministri japonez i kërkon Trumpit të ‘rimendojë’ tarifat

Azia

Kryeministri japonez i kërkon Trumpit të ‘rimendojë’ tarifat

Më: 7 prill 2025 Në ora: 16:37
Shigeru Ishiba

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba deklaroi se ka biseduar me presidentin amerikan Donald Trump.

Ai njoftoi se kanë rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet për tarifat e vendosura nga Uashingtoni.

Ai gjithashtu u shpreh se i kërkoi Trump të rishqyrtonte vendimin, ndërsa e quan politikën e tij tarifore jashtëzakonisht zhgënjyese.

“Japonia ka qenë investitori më i madh në SHBA për pesë vjet rresht dhe politika tarifore do të dëmtojë potencialin investues të kompanive japoneze,” u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat