Nga sulmi i Indisë në Pakistan, vritet një fëmijë dhe dy të rritur plagosen rëndë

Azia

Nga sulmi i Indisë në Pakistan, vritet një fëmijë dhe dy të rritur plagosen rëndë

Më: 6 maj 2025 Në ora: 23:33
Nga sulmi i Indisë në Pakistan, vritet një fëmijë dhe dy të rritur plagosen rëndë

Tre raketa u shkrepën nga India përtej kufirit në territorin e kontrolluar nga Pakistani, thanë zyrtarët e sigurisë pakistaneze.

Ato goditën vende në Kashmirin e administruar nga Pakistani dhe në provincën lindore Punjab të vendit, transmeton Telegrafi

Ministria indiane e mbrojtjes tha se kishte nisur Operacionin Sindoor ndërsa goditi “infrastrukturën terroriste” në Pakistan dhe Xhamu dhe Kashmirin e pushtuar nga Pakistani, “nga ku janë planifikuar dhe drejtuar sulme terroriste kundër Indisë”.

Ajo tha se gjithsej nëntë vende u shënjestruan. E një zëdhënës ushtarak pakistanez tha se vendi do t’u përgjigjet sulmeve, transmeton Telegrafi.

Sipas burimeve të paidentifikuara të sigurisë pakistaneze, një fëmijë është vrarë, ndërsa një burrë dhe një grua janë plagosur rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat