Banorët largohen nga fshatrat pranë kufirit me Indinë

Azia

Banorët largohen nga fshatrat pranë kufirit me Indinë

Më: 7 maj 2025 Në ora: 17:06
Banorët

Pas sulmeve të nisura nga India gjatë natës, shumë njerëz që jetojnë pranë Vijës së Kontrollit (LoC) – kufiri de facto midis Indisë dhe Pakistanit – po ikin me sendet e tyre personale.

Fotografitë dokumentojnë familjet që largohen nga fshatrat Suchetgarh dhe Jeora Farm, në Kashmirin e administruar nga India, në karroca dhe rimorkio të improvizuara, shkruan BBC.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme të Indisë,  Kirti Vardan Singh ka thënë se “i gjithë vendi është i lumtur që ne u hakmorëm” pas sulmeve ndaj Pakistanit. 

Kujotmë, se dje nisi sulmi në Pakistan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat