Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe: Planifikohen 1.4 trilionë dollarë investime në SHBA gjatë 10 viteve të ardhshme

Azia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe: Planifikohen 1.4 trilionë dollarë investime në SHBA gjatë 10 viteve të ardhshme

Më: 16 maj 2025 Në ora: 08:10
Donald Trump- Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, njoftoi të enjten se vendi i tij planifikon të investojë 1.4 trilion dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë dekadës së ardhshme.

Njoftimi erdhi gjatë bisedimeve dypalëshe me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Qasr Al Watan në Abu Dhabi.

Ai theksoi se investimet, të kanalizuara përmes institucioneve të investimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe, synojnë sektorë të ekonomisë së re, energjisë, teknologjisë së përparuar, inteligjencës artificiale dhe industrisë.

Trump u prit në aeroportin e Abu Dhabit nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve WAM.

Vizita e tij në Abu Dhabi është e para e një presidenti amerikan që nga viti 2008, kur Presidenti i atëhershëm George W. Bush bëri një vizitë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat