Ushtria izraelite ka nisur një operacion të madh tokësor në Gaza, ofensivë kjo e quajtur “Karroca e Gideonit”.
Këto sulme kanë nisur fillimisht në jug të Khan Younis, në veri të Gazës si dhe në kampin e refugjatëve Jabalia, raporton BBC. Deri më tani shënohen 67 viktima dhe 361 të tjerë të plagosur vetëm përgjatë 24 orëve të fundit.
Nën një urdhri evakuimi, ushtria izraelite është shprehur se do të nisë një sulm të fuqishëm në çdo zonë të përdorur për lëshimin e raketave, teksa u bërë thirrje njerëzve të lëvizin menjëherë drejt perëndimit, në strehimoret e njohura në al-Mawasi.
Sipas Izraelit, e gjithë kjo ndodh për të liruar pengjet e mbajtura në Gaza dhe për të mposhtur Hamasin.
Sakaq, më herët një nga spitalet e Gazës u përball me rrethimin e saj. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, premtoi më herët përshkallëzim të luftës për pushtimin dhe e pjesës më të madhe të territorit të Gazës.
Më shumë se 53,000 palestinezë janë vrarë gjatë fushatës ushtarake izraelite në Gaza.