Izraeli ul flamujt në shenjë zie pas vrasjes së dy diplomatëve në SHBA

Azia

Izraeli ul flamujt në shenjë zie pas vrasjes së dy diplomatëve në SHBA

Më: 22 maj 2025 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Flamujt në të gjitha misionet diplomatike të Izraelit në mbarë botën do të ulen në gjysmë shtize në shenjë zie, pas vrasjes së dy diplomatëve izraelitë në Washington DC.

Zhvillimin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, gjatë një konference për shtyp.

”Ministria e Jashtme në Jerusalem dhe misionet tona diplomatike do të ulin flamujt për të nderuar Yaron Lischinsky dhe Sarah Milgrim, anëtarët tanë të ndjerë të stafit diplomatik”, tha Sa’ar.

Më herët, kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëroi masa të shtuara sigurie për të gjitha ambasadat dhe konsullatat izraelite.

Kjo, duke e cilësuar ngjarjen si rezultat të “nxitjes kundër Izraelit dhe një shfaqje të trishtë të antisemitizmit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat