Netanyahu: Hamasi po refuzon planin amerikan për armëpushimin

Azia

Netanyahu: Hamasi po refuzon planin amerikan për armëpushimin

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 23:26
Netanyahut

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Hamasi po e refuzon ende propozimin e përfaqësuesit të SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Sipas Netanyahut, Izraeli do të vijojë me operacionet e tij ushtarake në Gaza, me qëllim kthimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit.

Edhe ministri i Jashtëm izraelit reagoi duke akuzuar Hamasin si fajtor për zgjatjen e konfliktit.

Ndërkohë, një zyrtar izraelit është shprehur më herët se qeveria në Jerusalem e konsideron përgjigjen e Hamasit si një refuzim në praktikë të planit për paqe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat