Një aeroplan me 242 pasagjerë në bord rrëzohet pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë

Azia

Një aeroplan me 242 pasagjerë në bord rrëzohet pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Një aeroplan me 242 pasagjerë në bord, është rrëzuar në një zonë të banuar pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë.

Gazeta “Times of India” raporton se një avion Boeing 787 Dreamliner i Air India, me destinacion Londrën, u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel.

Sipas raportimeve, avioni u rrëzua në zonën Meghani të qytetit, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm emergjent.

Uebsajti i gjurmimit të fluturimeve, Flight Radar, thotë në X: “Ne po ndjekim raportet për një rrëzim të fluturimit #AI171 të Air India. Ne morëm sinjalin e fundit nga avioni në orën 08:08:51 UTC, vetëm disa sekonda pas ngritjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat