Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ka paralajmëruar sot për përgatitjen e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) për një fushatë të mundshme të madhe dhe gjithëpërfshirëse, teksa lufta në Rripin e Gazës dhe tensionet rajonale vazhdojnë të përshkallëzohen.
BBC shkruan se Zamir, thotë se trupat e tij duhet “të jenë të përgatitura për një fushatë të vazhdueshme, të gjerë dhe gjithëpërfshirëse”. Duke bërë një vlerësim të situatës, Zamir tha se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po “menaxhojnë një realitet të ndërlikuar dhe sfidues që kërkon operacione në shumë fronte” në Gaza.
Ai shtoi gjithashtu se “Lufta në Rripin e Gazës është një nga më të ndërlikuarat që IDF ka njohur ndonjëherë,” duke theksuar se Izraeli “po paguan një çmim të rëndë në luftime”.
Pas një sulmi ajror të Izraelit ndaj Sirisë fqinje javën e kaluar, Zamir deklaroi se forcat e tij “do të vazhdojnë të dobësojnë dhe të parandalojnë Sirinë dhe Hezbollah-un nga arritja e kapaciteteve strategjike”.