Në kohën kur në Gaza po raportohet për uri ekstreme, dhe ku Izraeli po raportohet se po i bllokon ndihmat ndërkombëtare për civilët, nga ministria e jashtme e Izraelit po thuhet e kundërta.
Sipas MPJ-së, “ndihma nuk është duke u bllokuar, por po injorohet nga OKB-ja”.
“Aktualisht, 950 kamionë me ndihma po presin brenda Gazës, krejt të mbushur dhe të gatshëm për shpërndarje. Izraeli lehtësoi hyrjen e tyre”, tha MPJ-ja në Izrael.
Kjo ministri pyeti se “pse po presin ata kamionë ende atje”.
“OKB-ja duhet të ndalojë drejtimin e gishtit dhe të nisë ta bëjë punën e vet”, tha MPJ-ja e Izraelit.
Edhe Cogat, një degë e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) që merret me koordinim logjistik mes Izraelit dhe Rripit të Gazës, lëshoi një komunikatë.
Të mërkurën, sipas Cogat, 70 kamionë u shkarkuan në pikëkalimet e ndihmave, dhe më shumë se 150 sosh u morën nga OKB-ja dhe organizatat e ndihmave nga ana e Gazës.
Tha po ashtu se janë edhe më shumë se 800 të tjerë që po presin.
BBC kujton se OKB-ja dhe organizata tjera patën thënë më herët se duhen së paku 500-600 kamionë në ditë për të ushqyer popullatën prej 2 milionë banorësh.