Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Kinën Jugore, raportohen shtatë persona të zhdukur

Azia

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Kinën Jugore, raportohen shtatë persona të zhdukur

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Shtatë persona rezultojnë ende të zhdukur në Guangzhou, kryeqytetin e Provincës Guangdong, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe një rrëshqitje dheu.

Sipas agjencisë shtetërore Xinhua, rrëshqitja e dheut, e shkaktuar nga shiu, ka goditur një fshat në rrethin Baiyun të Guangzhout herët në mëngjesin e sotëm, duke zënë nën rrënoja 14 persona.

Deri në mesditë, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë shtatë nga të bllokuarit.  Gjithsej 996 banorë janë evakuuar deri në orët e pasdites.  Autoritetet kanë angazhuar 607 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe 733 njësi pajisjesh.

Ndërkohë, provinca Guangdong shpalli përgjigjen emergjente të Nivelit IV, shkalla më e ulët, për shkak të reshjeve të vazhdueshme dhe përmbytjeve.

Provinca ka përjetuar reshje të dendura që nga fillimi i javës, të cilat pritet të zbuten të enjten dhe të premten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat