Gazetari Khaled al-Madhoun u vra nga ushtria izraelite në veri të Rripit të Gazës. Lajmi është konfirmuar nga Sindikata e Gazetarëve Palestinezë.
Sipas raportimeve, gazetari u qëllua për vdekje pranë vendkalimit Zikim, në veri të qytetit të rrethuar të Gazës, ndërsa po priste të dokumentonte mbërritjen e një numri të kufizuar kamionësh me ndihma humanitare.
Rreth 270 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë që prej fillimit të luftës nga sulmet izraelite.
Mesatarisht nëse bëhet një përllogaritje, do të thotë 13 gazetarë të vrarë çdo muaj.