Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit, mediat izraelite raportojnë se sulmi eliminoi të gjithë udhëheqësit e Houthive

Azia

Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit, mediat izraelite raportojnë se sulmi eliminoi të gjithë udhëheqësit e Houthive

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 07:30
Foto ilustrim

Sulmi në Sanaa, kryeqytetin e Jemenit, mund të ketë vrarë të gjithë kabinetin e Houthive, përfshirë kryeministrin dhe 12 ministra, vlerëson ushtria izraelite, sipas Channel 12.

Media izraelite vëren se vlerësimi nuk është përfundimtar dhe se IDF është ende duke vlerësuar rezultatet e sulmit.

Channel 12 raportoi se ministri i mbrojtjes së Houthi dhe shefi i shtabit të përgjithshëm po shkonin në vendin e takimit pak para sulmit dhe duket se kishin mbërritur në kohë për të qenë në epiqendrën e shpërthimit.

Houthit janë shënjestruar herë pas here nga Izraeli dhe SHBA-ja, pasi luftëtarët e organizatës terroriste të mbështetur nga Irani kishte plaçkitur disa herë anije mallrash në solidaritet me popullin e Gazas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat