Ushtria izraelite ndali 13 anije nga flota humanitare, 30 anije janë ende rrugës për në Gaza

Azia

Ushtria izraelite ndali 13 anije nga flota humanitare, 30 anije janë ende rrugës për në Gaza

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 07:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat izraelite kanë hyrë me forcë në 13 anije që ishin pjesë e flotës humanitare për Gazën gjatë natës së kaluar, ndërkohë që 30 mjete lundruese të tjera janë ende në rrugë drejt kësaj enklave palestineze.

Ndër anijet që janë ndaluar është edhe "Alma", në të cilën ndodhej aktivistja suedeze Greta Thunberg.

Gjatë natës është publikuar edhe një video e sulmit ndaj anijeve që u morën me forcë, dhe në të dëgjohet se marina izraelite ka dërguar një mesazh duke thënë se "flota po shkel të drejtën ndërkombëtare".

Përveç kësaj, ushtria izraelite ka përdorur pompa uji kundër këtyre anijeve në përpjekje për t’i ndalur dhe për të marrë kontrollin mbi to.

Megjithatë, një numër i madh anijesh janë ende në rrugë për në Gazë, duke marrë parasysh se rreth 50 mjete lundruese janë pjesë e kësaj flotës humanitare.

Pavarësisht pretendimeve të Izraelit për një "financim nga Hamasi", të cilat janë shprehur pa prova konkrete, bëhet fjalë për një grup humanitar që përpiqet të dërgojë ushqime dhe ndihma të tjera për qytetarët në këtë territor palestinez, hyrja e të cilave përmes pikave kufitare është bllokuar prej disa muajsh nga Izraeli.

Gjithashtu, vlen të theksohet se Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit i ka drejtuar anijet e marra me forcë drejt një porti në territorin e tyre, ndërsa aktivistët në bord janë arrestuar.

Që nga marrja me forcë e këtyre anijeve, nuk janë publikuar informacione të reja për gjendjen e aktivistëve apo kur ata do të lirohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat