Plani i Trump për Gazën/ Ndërmjetësuesit arab japin informacione nga brenda Hamasit, ja kur pritet përgjigjia e organizatës

Azia

Plani i Trump për Gazën/ Ndërmjetësuesit arab japin informacione nga brenda Hamasit, ja kur pritet përgjigjia e organizatës

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Ndërmjetësuesit arabë i cilësojnë si “produktive” bisedimet me Hamasin në lidhje me planin amerikan për përfundimin e luftës në Gazë. Sipas ndërmjetësuesve përgjigja përfundimtare e organizatës rebele mund të vijë brenda disa orëve.

Një burim i besueshëm sqaroi se përgjigjja e Hamasit pritet të jetë “pozitive”, por organizata mund të kërkojë sërish disa ndryshime në propozimin izraelit, ashtu siç kryeministri Benjamin Netanyahu arriti të bëjë disa modifikime ditët e fundit përpara publikimit të planit.

Po i njëjta burim shtoi se vetë Katari ka kontaktuar me SHBA për të kërkuar ndryshime pjesërisht të planit.

Megjithatë, raportime të tjera tregojnë se kreu i krahut ushtarak të Hamasit në Gaza nuk është dakord me planin e ri të armëpushimit të propozuar nga SHBA.

Izz al-Din al-Haddad mendohet se beson se plani është hartuar për të shkatërruar Hamasin, pavarësisht nëse organizata e pranon apo jo, dhe për këtë arsye ai është i vendosur të vazhdojë luftën.

Dhe disa udhëheqës të tjerë të Hamasit thuhet se kundërshtojnë vendosjen e asaj që në planin amerikan quhet “Forcë Ndërkombëtare e Përkohshme e Stabilizimit” në Gaza, duke e konsideruar atë një formë të re pushtimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat