Pakistani kryen sulme ajrore në Afganistan

Azia

Pakistani kryen sulme ajrore në Afganistan

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 15:48
Tymi ngrihet nga një ndërtesë në zonën Taimani të Kabulit pas sulmeve ajrore pakistaneze.

Pakistani ka kryer sulme ajrore në provincën jugore të Afganistanit, Kandahar, thanë banorët vendës për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë (REL) të mërkurën.

Sipas banorëve të Kabulit, të cilët folën për Radion Azadi, shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqytetin afgan.

Pamje të paverifikuara në rrjetet sociale shfaqin re tymi që ngrihen në qiell mbi Kabul.

Nuk është ende e qartë se çfarë i ka shkaktuar shpërthimet.

Luftimet e ashpra shpërthyen mes luftëtarëve talibanë dhe forcave të sigurisë së Pakistani më 11 dhe 12 tetor, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe duke shkaktuar në mbylljen e kalimeve kryesore kufitare.

Përplasjet kufitare ndodhën vetëm disa ditë pasi Pakistani kreu sulme me dronë në qendër të Kabulit, si dhe sulme ajrore në lindje të Afganistanit.

Dhuna ka nxitur frikën e një konflikti të plotë mes Pakistanit dhe talibanëve afganë, aleatëve të moçëm por tani të përçarë. / REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat