Të paktën shtatë persona, kanë humbur jetën në Nepalin lindor pasi një ortek përfshiu një kamp në malin Yalung Ri të hënën, sipas raportimeve të mediave vendase.
Sipas raportimeve, orteku goditi ekipin prej 15 personash ndërsa po ngjiteshin në malin Yalung Ri, 5,630 metra të lartë, dhe se katër anëtarë të ekspeditës kanë mbetur ende në vend.
“Ortekët i mbuloi të gjithë alpinistët që ndodheshin shpat. Ne e morëm informacionin me vonesë”, tha zëvendësdrejtori i policisë, Gyan Kumar Mahato.
Mahato tha se në incident u vranë tre alpinistë francezë, një kanadez, një italian dhe dy nepalezë.
Katër alpinistë nepalezë që u plagosën janë evakuuar, ndërsa katër të tjerë, gjithashtu nga Nepali, mbeten të zhdukur, raportoi Kathmandu Post.
Një nga alpinistët e plagosur tregoi se alpinistët kishin kërkuar ndihmë, por nuk kishin marrë përgjigje për orë të tëra.
“Ne bërtitëm dhe thirrëm për ndihmë, por askush nuk mundi të na arrinte. Na thanë se një helikopter do të vinte pas katër orësh, por deri atëherë, disa nga miqtë tanë ishin zhdukur”, tha alpinisti.
Mali Yalung Ri ndodhet në Luginën Rolwaling të Nepalit verilindor.
Sipas raportimeve, para tragjedisë së të hënës, lugina kishte përjetuar reshje të vazhdueshme bore dhe kushte të këqija moti për disa ditë.
Mahato, oficeri i policisë, tha se helikopterët nuk mund të fluturonin në zonë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe reve, por një avion më në fund arriti në zonë të hënën në mbrëmje.
Nepali është shtëpia e tetë nga 14 majat më të larta në botë, përfshirë malin Everest, dhe mirëpret qindra alpinistë çdo vit.
Javën e kaluar, Cikloni Montha shkaktoi shira të rrëmbyeshëm dhe reshje bore në të gjithë Nepalin, duke i lënë alpinistët dhe turistët të bllokuar në Himalaje.