Libani thotë se sulmi izraelit vrau 13 persona pranë kampit të refugjatëve palestinezë

Azia

Libani thotë se sulmi izraelit vrau 13 persona pranë kampit të refugjatëve palestinezë

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Të paktën 13 persona janë vrarë në një sulm izraelit pranë një kampi refugjatësh palestinezë në Libanin jugor, thotë ministria e shëndetësisë e vendit.

Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar anëtarë të grupit të armatosur palestinez Hamas "që vepronin në një kompleks stërvitjeje… në zonën Ein el-Hilweh", shkruan BBC.

Ajo tha se vendi ishte përdorur nga Hamasi për të planifikuar dhe kryer sulme kundër Izraelit, të cilat Hamasi i hodhi poshtë si "trillime dhe gënjeshtra".

Izraeli ka kryer sulme të rregullta ajrore ndaj njerëzve dhe vendeve në Liban që nga një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit me grupin e armatosur Hezbollah të mbështetur nga Irani. Shumica e sulmeve kanë shënjestruar Hezbollahun, por Izraeli ka sulmuar edhe Hamasin në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat