Tajlandezët ngjiten në tela për t'i shpëtuar përmbytjeve pas reshjeve të dendura

Azia

Tajlandezët ngjiten në tela për t'i shpëtuar përmbytjeve pas reshjeve të dendura

Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 17:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Në qytetin Hat Yai (provinca Songkhla, Tajlandë), uji i përmbytjeve është ngritur në 1.5–3 metra.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuim të plotë të banorëve dhe turistëve.

Trafiku është paralizuar, disa zona janë të pakalueshme për ekipet e shpëtimit dhe ekziston rreziku i ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe përmbytjeve të mëtejshme për shkak të reshjeve të dendura që vazhdojnë.

Përmbytjet e rënda kanë goditur dhjetë provinca jugore të Tajlandës, duke prekur mbi dy milionë njerëz - situata më e keqe në 25 vitet e fundit.

Departamenti i Parandalimit dhe Zbutjes së Fatkeqësive raportoi se dhjetë provinca janë prekur, me Hat Yai në provincën Songkhla si zona më e goditur, sipas The Nation.

Ekspertët lokalë theksojnë se reshje me këtë intensitet nuk janë regjistruar në 300 vjet të vëzhgimeve sistematike. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat