Demokracia në provë në Bangladesh: Zgjedhjet historike më 13 shkurt

Azia

Demokracia në provë në Bangladesh: Zgjedhjet historike më 13 shkurt

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 13:40
Bangladesh

Bangladeshi po shkon drejt zgjedhjeve historike të 13 shkurtit 2026, pas rrëzimit të ish-kryeministres Sheikh Hasina dhe një periudhe të gjatë trazirash politike. Tarik Rahman shihet si favoriti kryesor përballë një koalicioni 11-partiak të udhëhequr nga partia islamiste Jamat.

Bangladeshi po përgatitet për zgjedhjet kombëtare, në një moment historik pas rrëzimit të ish-kryeministres Sheikh Hasina pas kryengritjeve studentore dhe protestave të dhunshme.

Këto janë zgjedhjet e para pas një periudhe më shumë se një dekadë ku proceset demokratike ishin të dëmtuara dhe kundërshtarët politikë shpesh ishin përjashtuar ose kërcënuar.

Një nga figurat kryesore është Tarique Rahman, djali i ish-kryeministres Khaleda Zia dhe kreu i Partisë Nacionaliste të Bangladeshit i cili u kthye në vend në dhjetor 2025 pas 17 vitesh larg për arsye politike.

Përpara mbështetësve të tij në Dhaka, Rahman  deklaroi se ka një plan për të ndryshuar fatin e vendit dhe është tani shihet si favorit për zgjedhjet.  Ai premtoi krijim të vendeve të punës, luftë ndaj korrupsionit, respekt për lirinë e shprehjes dhe forcim të rendit dhe ligjit.

Konkurrenca kryesore vjen nga një koalicion 11-partiak i udhëhequr nga partia islamiste Jamaat-e-Islami. Kryetari i saj, Shafiqur Rahman, tha se koalicioni do të ndërtojë një Bangladesh të ri, por disa nga pohimet e tij mbi rolin e grave kanë shkaktuar shqetësime tek qytetarët dhe organizatat për të drejtat e grave.

Partia e re National Citizen Party, e formuar nga liderët e kryengritjes, u bashkua me koalicionin islamist, duke dobësuar shpresat për një politikë të pastër dhe ndryshime të thella.

Përveç zgjedhjeve për parlamentin, qytetarët do të votojnë edhe në një referendum për reforma politike, duke përfshirë kufizimin e mandateve të kryeministrit dhe kontrolle më të forta mbi pushtetin ekzekutiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat