LIVE: Vazhdojnë sulmet, Rubio pret që lufta të përfundojë 'brenda javësh, jo muajsh'

Azia

LIVE: Vazhdojnë sulmet, Rubio pret që lufta të përfundojë 'brenda javësh, jo muajsh'

Nga: Bota sot Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 10:24 Përditësuar në ora: 22:49 më 01.03.2026
Foto nga vendi i ngjarjes

Trump: Lufta vazhdon deri në plotësimin e objektivave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dhënë një përditësim të rëndësishëm mbi përshkallëzimin e operacioneve ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme, duke njoftuar nisjen e Operacionit “Furia Epike”.

Në një video të postuar në Truth Social, ai foli për sulmet masive kundër Iranit, arsyetimin pas veprimeve ushtarake, si dhe për humbjet dhe objektivat që administrata amerikane shpreson të arrijë gjatë këtij misioni.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar një video të re në Truth Social, duke i dhënë një përditësim publikut amerikan mbi përshkallëzimin e fushatës ushtarake në Lindjen e Mesme.

“Gjatë 46 orëve të fundit, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre kanë nisur Operacionin ‘Furia Epike’, një nga ofensivat më të mëdha, më komplekse dhe më të fuqishme ushtarake që bota ka parë ndonjëherë,” tha Trump në fjalimin e tij gjashtëminutësh.

Presidenti dha detaje për shkallën e sulmeve, duke përshkruar një seri sulmesh të gjera në të gjithë Iranin. Ai gjithashtu dha arsyeimin për veprimin ushtarak këtë fundjavë, duke thënë për NBC News se arsyeja ishte “shumë e thjeshtë.”

“Ata nuk donin të ndalonin kërkimet e tyre bërthamore… Nuk ishin të gatshëm të thonin se nuk do të zhvillonin armë bërthamore,” shtoi ai.

Presidenti Donald Trump tha se ka të ngjarë të ketë viktima të tjera amerikane gjatë misionit ushtarak në Iran, i cili, sipas tij, do të vazhdojë derisa SHBA të arrijë objektivat e saj.

“Operacionet luftarake vazhdojnë në këtë moment, me forcë të plotë, dhe do të vazhdojnë deri sa të arrihen të gjitha objektivat tona. Ne kemi objektiva shumë të forta,” tha ai në një video të postuar në Truth Social të dielën, pa dhënë detaje të hollësishme mbi ato objektiva.

Duke përmendur tre viktimat amerikane që ishin njoftuar më parë nga Komanda Qendrore e SHBA-së, presidenti tha se kombi po vajton për humbjen e tyre.

“Si një komb, vajtojmë për patriotët e vërtetë amerikanë që kanë bërë sakrificën më të madhe për vendin tonë”, tha ai.

“Edhe ndërsa vazhdojmë misionin e drejtë për të cilin ata dhanë jetën, lutemi për shërimin e plotë të të plagosurve dhe dërgojmë dashurinë tonë të madhe dhe mirënjohjen e përjetshme për familjet e të rënëve”, thaksoi ai, raporton CNN.

Ai tha se kishte të ngjarë të ketë viktima të tjera amerikane.

“Fatkeqësisht, ka shumë gjasa të ketë më shumë para se të përfundojë. Kështu janë gjërat. Ka të ngjarë të ketë më shumë. Por ne do të bëjmë gjithçka të mundur që kjo të mos ndodhë”, theksoi presidneti i SHBA-së.

Trump gjithashtu dha disa detaje mbi rezultatet që administrata shpreson të arrijë nga sulmet.

“Ka shumë rezultate që janë të mira. Numri një është t’i dekapitojmë, t’i heqim të gjithë grupin e tyre të vrasësve dhe të dhunshëmve. Dhe ka shumë, shumë rezultate të tjera. Mund të bëjmë versionin e shkurtër ose atë më të gjatë,” tha ai.

Kur u pyet nëse SHBA do të ndalojë sulmet nëse Irani kthehet në tryezën e negociatave, presidenti ishte më i rezervuar:

“Nuk e di,” shtoi ai, duke thënë se do të ishte i hapur “nëse ata mund të na kënaqin,” por “ata nuk kanë qenë në gjendje.”

Presidenti Trump gjithashtu diskutoi një afat të mundshëm në një intervistë me Daily Mail. “Megjithëse është i fuqishëm, është një vend i madh, do të zgjasë katër javë – ose më pak,” tha ai, raporton CNN.

Administrata Trump do të informojë ligjvënësit mbi situatën në Iran të martën.

BE-ja paralajmëron pasoja të paparashikueshme nga përshkallëzimi i situatës në Iran

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian thanë se ngjarjet në Iran, nuk duhet të çojnë në një përshkallëzim që mund të rrezikojë Lindjen e Mesme, Evropën dhe më gjerë me pasoja të paparashikueshme, përfshirë edhe në sferën ekonomike.

Në një deklaratë të nënshkruar në emër të të gjithë BE-së nga shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, thuhet se ministrat zhvilluan një takim të jashtëzakonshëm nëpërmjet video-lidhjes, për të diskutuar situatën në Iran dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, pas aksionit ushtarak të SHBA-së.

"BE-ja shpreh solidaritetin e saj me partnerët që janë sulmuar ose prekur.

Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në të gjitha përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, për të penguar Iranin që të pajiset me armë bërthamore", shkroi mes tjerash Kallas në X.

Kallas kujtoi se BE-ja ka miratuar tashmë sanksione të gjera, në përgjigje të veprimeve të autoriteteve iraniane, dhe se është e gatshme të mbrojë sigurinë dhe interesat e bllokut, përfshirë edhe përmes sanksioneve shtesë.

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së bënë thirrje për përmbajtje maksimale, mbrojtje të civilëve dhe respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

"Lindja e Mesme do të humbasë shumë nga çdo luftë e zgjatur. Sulmet dhe shkeljet e sovranitetit të shumë vendeve në rajon nga ana e Iranit janë të pafalshme", thuhet në deklaratën e lëshuar në fund të takimit ministror.

Me rëndësi të madhe, sipas ministrave të Jashtëm evropianë, është ruajtja e sigurisë detare dhe respektimi i lirisë së lundrimit.

Ata nënvizuan nevojën për të shmangur mbylljen e rrugëve të rëndësishme ujore, siç është Ngushtica e Hormuzit.

Ministrat diskutuan edhe për evakuimin e qytetarëve evropianë në Iran dhe në territoret e vendeve të prekura nga sulmet iraniane.

Mijëra qytetarë evropianë mbeten të bllokuar në Iran dhe në të gjithë rajonin, për shkak të anulimeve të shumta të fluturimeve në aeroportet kryesore rajonale.

Izraeli vazhdon të sulmojë Iranin pas vdekjes së Ajatollahut

Një grua, e ulur në çatinë e një ndërtese pranë një antene satelitore, shikon tymin që ngrihet nga një ndërtesë tjetër. Disa zogj fluturojnë në ajër, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Në një edicion special të Podkastit Global News të BBC-së, shërbimi ynë persian hedh një vështrim se si populli iranian i sheh sulmet në vendin e tyre.

Kemi gjithashtu një raport nga Izraeli, ku ka pasur një breshëri raketash iraniane.

Dhe pyesim se si është pritur vendimi i Presidentit Trump për të sulmuar Teheranin në vend - dhe nëse ishte i ligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar.

Bombarduesit amerikanë goditën objektet balistike në valën e parë të sulmeve

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (Centcom) thotë se bombarduesit amerikanë goditën objektet e raketave balistike iraniane mbrëmë.

Njoftimi në mediat sociale thotë se aeroplanët ishin "bombardues të fshehtë B-2 të armatosur me bomba 2,000 paundëshe".

Verën e kaluar, SHBA-të përdorën gjithashtu bombardues B-2 për të goditur objektet bërthamore iraniane.

Vijon...

Trump: Eliminuam 48 udhëheqës të Iranit me një goditje

Presidenti amerikan Donald Trump i tha Fox News këtë të dielë se 48 udhëheqës janë vrarë në sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit.

“Gjërat po ecin përpara. Po ecin me shpejtësi. Kështu ka qenë për 47 vite,” citohet të ketë thënë ai në një intervistë për Fox News. “Po ecin me shpejtësi. Askush nuk mund ta besojë suksesin që po kemi, 48 udhëheqës janë eliminuar në një goditje të vetme. Dhe po ecin me shpejtësi.”

Trump i tha gjithashtu gazetarit Joe Kernen nga CNBC se operacionet ushtarake të SHBA-ve në Iran janë zhvilluar “përpara afatit.”

Ndërkohë, sipas një interviste për The Atlantic, Trump u shpreh se udhëheqja e re e Iranit dëshiron të flasë me të dhe se ai ka pranuar.

“Ata duan të flasin, dhe unë kam pranuar të flas, kështu që do të bisedoj me ta. Duhej ta kishin bërë më herët. Duhej të kishin dhënë atë që ishte shumë praktike dhe e lehtë për t’u bërë më herët. Ata pritën shumë gjatë,” tha Trump në një intervistë nga rezidenca e tij në Florida.

Presidenti amerikan shtoi se disa nga iranianët që ishin të përfshirë në negociatat e mëparshme nuk janë më gjallë.

“Shumica e atyre njerëzve nuk janë më,” tha ai. “Disa nga njerëzit me të cilët po merreshim nuk janë më, sepse ajo ishte një goditje e madhe.”

Këto reagime të presidentit Trump vijnë vetëm një ditë pas nisjes së sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit dhe vrasjes së liderit suprem Ajatollah Ali Khamenei, si dhe në ditën e sulmeve hakmarrëse iraniane.

Presidenti Trump tha se Khamenei ishte “një nga njerëzit më të këqij në histori” dhe u bëri thirrje iranianëve të “marrin mbrapsht vendin e tyre”.

Izraeli nga ana tjetër thotë se po godet objektiva “në zemër të Teheranit”, ndërsa Irani rifillon sulmet ajrore ndaj vendeve të Gjirit Arabik. Raportohet se sulme kanë ndodhur në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, në kryeqytetin e Katarit, Doha, në Bahrain dhe në Kuvajt.

Ky është një moment përcaktues në historinë e trazuar të Iranit, por klerikët dhe komandantët më të fuqishëm të vendit kanë qenë të përgatitur për të.

Ministri i Jashtëm iranian: Rënia e udhëheqësit Khamenei nuk do të thotë ndryshim regjimi

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi ka deklaruar se vrasja e liderit Suprem të Iranit, Ali Khamenei nuk do të thotë ndryshim të regjimit. Araghchi për Al Jazeera u shpreh se nëse ky është misioni i pamundur nëse ky është plani i Izraelit dhe SHBA-së.

“Nëse qëllimi i tyre është të ndryshojnë regjimin, ky është një mision i pamundur. Rënia e udhëheqësit nuk do të thotë ndryshim regjimi… ne kemi një sistem politik shumë të mirë vendosur. Sistemi është mjaft i fortë për t’i rezistuar çdo turbulence”, tha ai.

Ministri shtoi se nuk ka fitore në këtë luftë. Sipas tij Izraeli dhe SHBA nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë objektivat e tyre dhe nuk do të jenë në gjendje t’i arrijnë ato as në ditët në vijim.

“Kjo më kujton luftën e mëparshme – luftën 12-ditore të qershorit të kaluar – kur ata prisnin që brenda dy ose tre ditësh Irani të kapitullonte dhe të dorëzohej. Por u deshën 12 ditë që ata të kuptonin se Irani nuk po dorëzohej dhe se ata nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të kërkonin një armëpushim pa kushte”, shtoi ai.

Ish‑drejtori i CIA‑s: Ne nuk e dimë çfarë do të ndodhë më tutje në Iran

Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus, i tha BBC News se operacioni në Iran ishte një “sukses i jashtëzakonshëm inteligjence”, por shtoi se “ne nuk e dimë çfarë do të ndodhë më pas”.

Ai thekson se, megjithëse Teherani më parë njoftoi një udhëheqje të përkohshme, “nuk kemi dëgjuar asgjë nga ata”, duke shtuar se është “i sigurt” që ata nuk po përdorin telefonat celularë për shkak të gjurmës elektronike.

Kur u pyet për pasuesin e Khameneit, Petraeus tha: “Në përgjithësi mendohet se Asambleja e Ekspertëve do të zgjedhë dikë tjetër, një ideolog klerikal të linjës së fortë”. Por, brenda regjimit, gjithashtu ka njerëz “që janë shumë më pragmatikë”, tha ai.

Për kontekst: Asambleja e Ekspertëve është një organ kushtetues që përbëhet nga 88 anëtarë, dhe është përgjegjës si për zgjedhjen, ashtu edhe për mbikëqyrjen e udhëheqësit suprem.

Përsa i përket pyetjes nëse regjimi iranian mund të rrëzohet pa forcë tokësore, Petraeus tha se “varet se kush do të dalë në krye”. Por ai është “mjaft i sigurt” që Donald Trump “nuk dëshiron ta bëjë këtë”.

Të gjitha pikat e kalimit në Gaza mbeten të mbyllura ndërsa sulmet Iran‑Izrael vazhdojnë

 

Sulmet izraelite dhe ato amerikane ndaj Iranit po kanë ndikim edhe në Rripin e Gazës, i cili është shkatërruar nga konfliktet.

Të gjitha pikat e kalimit në Gaza – thelbësore për dorëzimin e ndihmës humanitare dhe për pacientët që udhëtojnë për trajtim mjekësor – mbeten të mbyllura, konfirmon organi izraelit i mbrojtjes, Cogat, duke cituar nevojën për “rregullime sigurie”.

“Nuk mund ta besoja se data e udhëtimit tim do të vinte më në fund, vetëm për të zbuluar që pika e kalimit është e mbyllur,” thotë Abed Nasser, një banor i Gazës që duhej të dilte për një operacion përmes pikës së kalimit Rafah, e cila u hap rishtas me Egjiptin, pasi u plagos dy vjet më parë në luftë.

Ai shton: “Kemi frikë se pika e kalimit do të qëndrojë e mbyllur dhe ata do të na harrojnë.” Banorët e Gazës thonë se disa çmime ushqimesh janë dyfishuar shpejt në tregjet lokale, pasi njerëzit bëjnë blerje paniku.

OKB-ja tha javën e kaluar se vazhdon të hasë pengesa për të dërguar ndihma jetësore në Gaza, duke shtuar se racionet ushqimore u reduktuan në gjysmë në shkurt “për shkak se nuk ka mjaftueshëm furnizime.”

Duke shpallur mbylljen e fundit në X, Cogat parashikoi “asnjë ndikim në situatën humanitare” dhe tha se “stoku ekzistues pritet të mjaftojë për një periudhë të gjatë.”

Netanyahu: Sulmet ndaj Teheranit do të shtohen në ditët në vijim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ka “dhënë udhëzime për vazhdimin e fushatës” kundër Iranit gjatë një takimi me ministrin e Mbrojtjes, shefin e shtabit dhe kreun e shërbimit sekret Mossad.

Duke folur nga çatia e Kirya-s në Tel Aviv, Netanyahu tha: “Forcat tona tani po godasin zemrën e Teheranit me forcë në rritje, dhe kjo do të shtohet edhe më shumë në ditët në vijim.

Megjithatë, këto janë ditë të dhimbshme. Dje këtu, në Tel Aviv, dhe tani në Beit Shemesh, humbëm njerëz të dashur. Zemra ime është me familjet, dhe në emër të të gjithë juve, qytetarëve të Izraelit, u dërgoj urimet e mia më të mira për shërim të shpejtë të të plagosurve.”

Ai tha se Izraeli po përdor “të gjithë fuqinë e IDF-së” në një fushatë për “të siguruar ekzistencën dhe të ardhmen tonë.”

​Një udhëheqës i ri suprem në Iran do të zgjidhet “brenda një ose dy ditësh”

Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se një udhëheqës i ri suprem do të zgjidhet “brenda një ose dy ditësh”, sipas Associated Press.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, vdiq si pasojë e sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit në mëngjes të së shtunës.

Objektivat e goditura përfshinin pallatin e Khamenei dhe dhjetëra objektiva të tjera ushtarake dhe të regjimit në vend.

Presidenti Masoud Pezeshkian dhe komandantë të lartë të ushtrisë u vunë gjithashtu në shënjestër, megjithëse rezultatet e sulmeve mbeten të paqarta.

Kur po përhapeshin raportime rreth vdekjes së Khameneit, dëshmitarët okularë në Teheran thanë se disa banorë po gëzonin ndërsa njoftohet se të tjerët tashmë po mbajnë zi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat