Izraeli: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, një tiran që do të vazhdojë brutalitetin e regjimit

Azia

Izraeli: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, një tiran që do të vazhdojë brutalitetin e regjimit

Më: 9 mars 2026 Në ora: 18:46
Mojtaba Khamenei

Ministria e Jashtme e Izraelit tha të hënën se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është një “tiran” si babai i tij i vrarë dhe do të vazhdojë atë që e përshkroi si “brutaliteti i regjimit” iranian.

Në një postim në X ku shfaqej një fotografi e Mojtaba Khamenei-t dhe babait të tij, Ajatollah Ali Khamenei-t, duke mbajtur armë, ministria shkroi: “Mojtaba Khamenei. Si i Ati, si i Biri”.

“Duart e Mojtaba Khameneit janë tashmë të njollosura me gjakderdhjen që përcaktoi sundimin e babait të tij.

Një tjetër tiran që do të vazhdojë brutalitetin e regjimit iranian”, tha ministria, në reagimin e parë të Izraelit ndaj përzgjedhjes së Mojtaba Khameneit si udhëheqës suprem pas vrasjes së babait të tij më 28 shkurt në sulmet izraelite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat