Ministri i Energjisë tregon skenarin: Termocentralet do të rindërtohen shpejt nëse goditen!

Azia

Ministri i Energjisë tregon skenarin: Termocentralet do të rindërtohen shpejt nëse goditen!

Më: 24 mars 2026 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Ministri i Energjisë i Iran, Abbas Aliabadi, ka minimizuar shqetësimet për sulme të mundshme ndaj infrastrukturës energjetike të vendit, duke theksuar se sistemi është i përgatitur për çdo skenar.

Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror Islamic Republic of Iran Broadcasting (IRIB), Aliabadi u shpreh se Irani ka decentralizuar prodhimin e energjisë elektrike, duke ulur ndjeshëm rrezikun nga sulmet e mundshme.

“Njerëzit nuk duhet të shqetësohen fare.

Nëse termocentralet goditen, ato do të rindërtohen dhe modernizohen shpejt”, deklaroi ministri. Komentet e tij vijnë në një kohë tensionesh të rritura në rajon dhe shqetësimesh për sigurinë e infrastrukturës kritike, ndërsa autoritetet iraniane përpiqen të sigurojnë publikun për qëndrueshmërinë e sistemit energjetik të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat