LIVE: Një përballje me rrezik të lartë midis rivalëve të fortë - Supertankeri kinez kalon Ngushticën e Hormuzit

Azia

LIVE: Një përballje me rrezik të lartë midis rivalëve të fortë - Supertankeri kinez kalon Ngushticën e Hormuzit

Nga: Bota sot Më: 28 mars 2026 Në ora: 14:50 Përditësuar në ora: 15:37 më 11.04.2026
Donald Trump

Disa anije të Marinës Amerikane kalojnë Ngushticën e Hormuzit, reagon Trump

Disa anije të Marinës së SHBA-së kanë kaluar sot përmes Ngushticës së Hormuzit, sipas gazetës Axios, në një zhvillim që po shihet si i rëndësishëm në kontekstin e tensioneve aktuale në rajon. Sipas raportimit, lëvizja e anijeve amerikane nuk është koordinuar me Iranin.

Një zyrtar amerikan, i cituar nga burimi, ka theksuar se ky kalim është bërë pa marrëveshje apo bashkërendim paraprak me palën iraniane, gjë që mund të rrisë ndjeshmërinë e situatës në këtë korridor strategjik detar, shkruan skynews.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë nisur një proces për “pastrimin” e Ngushticës së Hormuzit, duke e paraqitur këtë si një veprim në shërbim të vendeve të tjera të botës.

"E vetmja gjë që u ka mbetur është kërcënimi se një anije mund të “përplaset” me një nga minat e tyre detare, të cilat, meqë ra fjala, edhe 28 anijet e tyre për vendosjen e minave ndodhen gjithashtu në fund të detit. Tani po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hormuzit, si një shërbim për vendet në mbarë botën, përfshirë Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, Francën, Gjermaninë dhe shumë të tjera. Është e pabesueshme që ata nuk kanë as guximin apo vullnetin ta bëjnë këtë punë vetë", ka shkruar ai në Truth Social.

Ngushtica e Hormuzit, e cila lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian përmes Gjirit të Omanit, është një nga pikat më të rëndësishme të transportit të naftës në botë dhe shpesh konsiderohet si një nga zonat më të ndjeshme gjeopolitike.

Sipas raportit, besohet se kjo është hera e parë që një anije e Marinës së SHBA-së kalon në këtë zonë që nga fillimi i luftës, duke e bërë këtë lëvizje një zhvillim të vëzhguar nga afër nga aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Ndryshe, Ngushtica e Hormuzit ishte bllokuar nga ana e iranianëve pas sulmeve amerikane-izraelite ndaj Teheranit. 

Reuters: Nisin bisedimet trepalëshe SHBA-Iran me ndërmjetësimin e Pakistanit

Bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës mes SHBA-së dhe Iranit tani janë duke u zhvilluar në Islamabad.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se bisedimet janë trilaterale.

Ende nuk është e qartë nëse dy delegacionet ndodhen në të njëjtën dhomë. Mund të jetë që ndërmjetësues pakistanezë po lëvizin mes dy palëve.

Para bisedimeve, kryetari i parlamentit të Iranit përmendi dy kushte për një marrëveshje - një armëpushim në Liban dhe lirimin e aseteve iraniane të ngrira.

Sipas iranianëve, këto masa kanë qenë pjesë e marrëveshjes fillestare të arritur më herët gjatë kësaj jave, shkruan skynews.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan, Donald Trump tha se Irani “nuk ka letra në tavolinën e negociatave” dhe këmbëngul se SHBA-ja do ta hapë “shumë shpejt” Ngushticën e Hormuzit.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani ditë më parë kanë arritur një marrëveshje dy-javore të armëpushimit. 

Kryeministri pakistanez zhvillon takime të ndara me delegacionet e SHBA-së dhe Iranit

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, ka nisur bisedimet me nënpresidentin amerikan, JD Vance, në Islamabad, pasi u takua ndaras me delegacionin iranian, duke nisur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin.

Ende nuk ka detaje lidhur me bisedimet me numrin dy të SHBA-së, JD Vance.

Pakistani është mikpritës i negociatave kyç mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, teksa në fuqi është armëpushimi i brishtë, i arritur më 7 prill.

Ndërkaq, agjencia iraniane Fars – që është e afërt me Gardën Revolucionare Islamike – citoi burime qeveritare iraniane që thanë se delegacioni i Teheranit, pas bisedimeve me Sharifin, tani po diskuton për bisedimet direkte apo indirekte me ekipin amerikan më vonë gjatë 11 prillit.

Më herët, televizioni shtetëror iranian raprotoi se është paraparë që fillimisht të diskutojnë për “premtimin e shkelur” të Shteteve të Bashkuara – që me gjasë është referencë për sulmet e Izraelit në Liban kundër Hezbollahut, grup i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Teherani thotë se sulmet janë shkelje e armëpushimit të arritur me SHBA-në më 7 prill, nën ndërmjetësimin e Pakistanit. Uashingtoni argumenton njëjtën gjë për bllokadën, pothuajse të plotë, të Ngushticës së Hormuzit.

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, ndodhet në sfidën më të rëndësishme diplomatike të mandatit të tij, pasi në Islamabad po udhëheq delegacionin amerikan në negociatat me iranianët.

Këto bisedime mund të përcaktojnë përfundimisht nëse armëpushimi i brishtë dyjavor do të respektohet, apo nëse rajoni do të rrëshqasë sërish drejt një konflikti të ri.

Delegacioni amerikan përfshin të dërguarit e posaçëm, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, si dhe zyrtarë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni. Ata përballen me një ekip iranian të udhëhequr nga ministri i Jashtëm Abbas Araqchi dhe kryetari i Parlamentit Mohammad Baqer Qalibaf.

Në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 10 prill për gazetarët se pret përparim që do të “hapë Gjirin Persik me ose pa” një marrëveshje formale, teksa paralajmëroi se nuk do të lejojë që Irani të vendosë tarifa apo të kontrollojë në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit.

Megjithatë, teksa negociatat nisën më 11 prill, rruga drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme mbetet e pasigurt, e formësuar nga presione konkurruese, dinamika të konfliktit rajonal dhe mospajtime thelbësore mbi kushtet për paqe.

Negociata të nxitura nga presioni, jo nga besimi

Për Ryan Bohl, analist për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në kompaninë e inteligjencës së rrezikut RANE, serioziteti i bisedimeve nuk vihet në dyshim, por rezultati i tyre është larg nga të qenët i garantuar.

“Bisedimet janë serioze”, tha Bohl për Radion Evropa e Lirë më 10 prill, duke theksuar se ka apetit për të ndaluar një konflikt të gjatë nga SHBA-ja dhe nevojën urgjente për Iranin drejt një rruge për rindërtim dhe stabilitet të brendshëm.

“Por, mbetet pasiguri se deri në ç’masë secila palë është e gatshme të bëjë kompromise”.

Sipas vlerësimit të Bohlit, si Uashingtoni, ashtu edhe Teheran po negociojnë nën presion, ndonëse balanca e ndikimit nuk është e barabartë. Irani beson se ka një avantazh strategjik përmes ndikimit të tij mbi Ngushticën e Hormuzit dhe tolerancës më të lartë ndaj vështirësive afatshkurtra.

“Vullneti politik i Iranit, në terma afatshkurtër, nuk është aq i dobët sa ai i Amerikës”, tha Bohl. “Ata duket se mendojnë se mund ta përdorin këtë për të nxjerrë koncesione”.

Ky avantazh është po aq psikologjik sa edhe material. Sipas Bohlit, Teherani po gjen mundësi në mesazhet e paqëndrueshme të Uashingtonit.

“Teherani me gjasë i sheh komunikimet disi të çrregullta të Uashingtonit si shenjë dobësie dhe urgjence”, tha ai, duke shtuar se kjo i inkurajon të kërkojnë koncesione, siç është zhbllokimi i aseteve për rindërtim.

Në të njëjtën kohë, kalkulimi politik i Trumpit e ndërlikon pozitën e SHBA-së. I vendosur që të mos duket sikur po bën lëshime ndaj Teheranit, presidenti mund të kufizojë fleksibilitetin e nevojshëm për një përparim, pavarësisht dobësive të brendshme që, sipas Bohlit, mund të dobësojnë pozicionin e Uashingtonit.

Hormuzi: Aset strategjik apo kurth për përshkallëzim?

Ky tension është më i dukshëm në Ngushticën e Hormuzit, arterien kyç për energjinë globale që Irani e ka kufizuar pjesërisht.

Dan Arbell, një ish-zyrtar i shërbimit të jashtëm izraelit dhe studiues në Universitetin Amerikan, e përshkroi situatën si të brishtë dhe të rrezikshme.

“Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur”, tha ai për REL-in.

Ndërsa vazhdon një “kalim i kufizuar” i anijeve, Irani e ka lidhur rikthimin e plotë të transitit me operacionet izraelite në Liban. “Kjo sigurisht po e minon përpjekjen aktuale”, shtoi Arbell.

Ryan Bohl e sheh qëndrimin e Iranit si një bast të kalkuluar.

“Irani ka treguar se aktualisht e kontrollon në mënyrë efektive Hormuzin”, tha ai. “Por, Trump mund të besojë ende se duhet të përdorë forcën për ta rihapur atë nëse Irani e përdor për shumë gjatë si kartë negocimi”.

Rezultati është një ekuilibër i paqëndrueshëm: një ngufatje strategjike që i jep Teheranit ndikim, por që rrezikon të shkaktojë pikërisht reagimin ushtarak, që ai përpiqet ta shmangë.

Fronti në Liban: Potencialisht problemi kryesor

Diplomacinë e ndërlikon më tej konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Irani këmbëngul se ky front nuk mund të ndahet nga një armëpushim më i gjerë.

Bohl theksoi se Teherani e sheh këtë grup si thelbësor për të frenuar fushatat e ardhshme ushtarake izraelite: “Irani nuk mund të lejojë që Hezbollahu të eliminohet gradualisht nga izraelitët”.

Arbell vuri në pah dhunën e vazhdueshme si një pengesë kryesore. “Izraeli po bombardon objektiva në të gjithë Libanin... ndërsa Hezbollahu vazhdon të lëshojë raketa drejt veriut të Izraelit”, theksoi ai.

Këto zhvillime sfidojnë drejtpërdrejt procesin e negociatave në Islamabad.

Por, ka përpjekje për ta adresuar këtë çështje. Departamenti amerikan i Shtetit pritet të jetë mikpritës i bisedimeve në nivel ambasadorësh mes Izraelit dhe Libanit më 14 prill në Uashington. Megjithatë, Arbell paralajmëroi se pritjet duhet të jenë modeste.

“Duhet të jemi realistë”, tha Arbell. “Nuk do të ketë ndryshim brenda natës. Ky është një proces”. Ai shtoi se, ndërsa prioriteti i Izraelit është çarmatimi i Hezbollahut, grupi militant nuk ka gjasa të çarmatoset pa një ndryshim më të gjerë rajonal.

SHBA-ja dhe Izraeli: Të harmonizuar, por jo identikë

Një pikë kyç e përplasjes qëndron te pyetja nëse fushata e Izraelit në Liban duhet të lidhet me negociatat SHBA–Iran. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar të ruajë lirinë e veprimit kundër Hezbollahut, por ky qëndrim po ndryshon nën presionin amerikan.

“Izraeli po mbronte idenë që të mos lidhen të dyja”, tha Arbell. “Por, ditët e fundit është bërë e qartë se Shtetet e Bashkuara presin që Izraeli të ulë tensionet… për të shmangur minimin e përpjekjes më të gjerë”.

Arbell sqaroi se ky është një “dallim në qasje” dhe jo një përçarje në aleancë. Ndërsa SHBA-ja është e përqendruar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe stabilizimin e tregjeve globale, Izraeli mbetet i fokusuar në dobësimin e kapaciteteve të Hezbollahut.

Ai sugjeroi se një mesazh i qartë i SHBA-së për Netanyahun mund të lëshohet gjatë fundjavës, duke kërkuar përmbajtje për t’i dhënë shans diplomacisë.

Kufizimet e diplomacisë

Thelbi i negociatave mbetet në kërkesat e kahershme të SHBA-së: kufizime ndaj programit bërthamor të Iranit, kufizime në zhvillimin e raketave dhe ndalimi i mbështetjes për aleatët rajonalë si Hamasi dhe rebelët Huthi në Jemen.

Arbell paralajmëroi se SHBA-ja nuk mund të presë që Irani të “ndryshojë brenda natës” apo të dorëzohet. Ai argumentoi për një qasje pragmatike: “SHBA-ja duhet të sjellë ide që mund të zbatohen dhe të pranohen. Përndryshe, kjo nuk do të ndodhë”.

Të dy analistët shohin një përkim interesash për të ndalur konfliktin. Arbell theksoi se Irani ka nevojë për “hapësirë për të marrë frymë” për t’u rikuperuar nga shkatërrimet e sulmeve të fundit.

Megjithatë, Bohl tha se sheh rrezik për një ngërç. Sipas tij, rrugëdalja mund të jetë “lodhja” e të dyja palëve.

Por, ai paralajmëroi edhe një skenar më të paqëndrueshëm: nëse Uashingtonit i shteron vullnetu politik para Teheranit, Irani mund të ruajë kontroll joformal mbi Ngushticën e Hormuzit, duke mbajtur aftësinë për ta ndërprerë sërish kalimin në të ardhmen.

Pse Islamabadi mban çelësin

Teksa ekzistojnë disa kanale diplomatike, të dy ekspertët bien dakord se bisedimet në Islamabad kanë peshën më të menjëhershme.

“Mendoj se bisedimet në Pakistan janë më të rëndësishme”, tha Arbell. “Ajo që ndodh mes SHBA-së dhe Iranit ka ndikim më të madh në situatën e përgjithshme”. Ndryshe nga procesi kompleks Izrael–Liban, këto negociata mund të prodhojnë rezultate që zbatohen brenda ditësh.

Për nënpresidentin JD Vance, ky është një moment përcaktues. Suksesi mund të stabilizojë një rajon të paqëndrueshëm dhe të shënojë një arritje të madhe diplomatike për administratën Trump. Dështimi rrezikon të thellojë një cikël konflikti, të karakterizuar nga dhunë e përsëritur dhe kërcënime të vazhdueshme për ekonominë globale.

Teksa bisedimet nisën, pyetja nuk është më nëse të dyja palët duan një rrugëdalje, por nëse mund të bien dakord për një gjë të tillë para se ekuilibri mes ndikimit dhe përshkallëzimit të shembet. / REL

Negociatat në Pakistan, Reuters: SHBA-të ranë dakord të lirojnë asetet e ngrira të Teheranit

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lirojnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar një burim të lartë iranian.

Burimi, i cili nuk donte të identifikohej për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, e përshëndeti këtë veprim si një shenjë “serioziteti” në arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-në në bisedimet në Islamabad.

Sipas Reuters, SHBA-të ende nuk kanë bërë ndonjë koment publik për këtë çështje.

Aty thuhet se ngrirja e aseteve është “e lidhur drejtpërdrejt me sigurimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit”.

Ju kujtojmë se negociatat në Islamabad filluan sot, dhe delegacionet nga të dy vendet mbërritën herët këtë mëngjes.

Një çështje kyçe në bisedimet SHBA-Iran pritet të jetë Ngushtica e Hormuzit.

Bisedimet në Islamabad, zbardhen detaje, zv.presidenti iranian: Dështimi do sjellë…

Zëvendëspresidenti i parë i Iranit, Mohammad Reza Aref, ka ashpërsuar retorikën ndaj SHBA-së pak para bisedimeve të rëndësishme që pritet të zhvillohen në Islamabad.

Në një reagim në rrjetet sociale, Aref deklaroi se një marrëveshje paqeje mund të arrihet vetëm nëse Shtetet e Bashkuara veprojnë sipas interesave të tyre, duke iu referuar doktrinës “Amerika e Para” të presidentit Donald Trump.

Ai theksoi se nuk do të ketë asnjë marrëveshje nëse pala amerikane përfaqëson interesat e Izraeli, duke përdorur termin “Izraeli i pari”.

Aref paralajmëroi gjithashtu se dështimi i bisedimeve mund të sjellë pasoja të rënda globale, duke përfshirë mundësinë e rifillimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Irani.

Ndërkohë, ende nuk ka detaje konkrete nga bisedimet, por tensionet mbeten të larta dhe deklaratat nga të dyja palët po shtojnë pasigurinë për rezultatin e tyre.

Sekretari i OKB-së, Guterres: SHBA dhe Irani të shfrytëzojnë mundësinë diplomatike për t’i dhënë fund luftës

Përpara bisedimeve të planifikuara mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Pakistan, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje dy vendeve që të shfrytëzojnë këtë moment për të arritur një marrëveshje që do t’i japë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

Megjithëse të dyja palët nuk e fshehin mosbesimin ndaj njëra-tjetrës, Guterres i cilëson negociatat si një mundësi të rëndësishme diplomatike që nuk duhet humbur, duke i nxitur SHBA-në dhe Iranin – armiq të vjetër – të angazhohen seriozisht për një zgjidhje afatgjatë.

Sipas tij, palët duhet të marrin pjesë në këto bisedime me “vullnet të mirë” dhe të synojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila do të çonte në uljen e tensioneve dhe do të parandalonte rikthimin e përplasjeve.

Deklarata u bë publike nga zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric, gjatë një konference për shtyp në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku ai theksoi rëndësinë e këtij procesi për stabilitetin rajonal.

Vance udhëheq negociatat kyç me Iranin

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, ndodhet në sfidën më të rëndësishme diplomatike të mandatit të tij, pasi ka shkuar në Islamabad për të udhëhequr negociatat me Iranin.

Këto bisedime mund të përcaktojnë përfundimisht nëse armëpushimi i brishtë dyjavor do të respektohet, apo nëse rajoni do të rrëshqasë sërish drejt një konflikti të ri.

Delegacioni amerikan përfshin të dërguarit e posaçëm, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, si dhe zyrtarë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni. Ata përballen me një ekip iranian të udhëhequr nga ministri i Jashtëm Abbas Araqchi dhe kryetari i Parlamentit Mohammad Baqer Qalibaf.

Në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 10 prill për gazetarët se pret përparim që do të “hapë Gjirin Persik me ose pa” një marrëveshje formale, teksa paralajmëroi se nuk do të lejojë që Irani të vendosë tarifa apo të kontrollojë në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit.

Megjithatë, teksa negociatat pritet të nisin më 11 prill, rruga drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme mbetet e pasigurt, e formësuar nga presione konkurruese, dinamika të konfliktit rajonal dhe mospajtime thelbësore mbi kushtet për paqe.

Negociata të nxitura nga presioni, jo nga besimi

Për Ryan Bohl, analist për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në kompaninë e inteligjencës së rrezikut RANE, serioziteti i bisedimeve nuk vihet në dyshim, por rezultati i tyre është larg nga të qenët i garantuar.

“Bisedimet janë serioze”, tha Bohl për Radion Evropa e Lirë më 10 prill, duke theksuar se ka apetit për të ndaluar një konflikt të gjatë nga SHBA-ja dhe nevojën urgjente për Iranin drejt një rruge për rindërtim dhe stabilitet të brendshëm.

“Por, mbetet pasiguri se deri në ç’masë secila palë është e gatshme të bëjë kompromise”.

Sipas vlerësimit të Bohlit, si Uashingtoni, ashtu edhe Teheran po negociojnë nën presion, ndonëse balanca e ndikimit nuk është e barabartë. Irani beson se ka një avantazh strategjik përmes ndikimit të tij mbi Ngushticën e Hormuzit dhe tolerancës më të lartë ndaj vështirësive afatshkurtra.

“Vullneti politik i Iranit, në terma afatshkurtër, nuk është aq i dobët sa ai i Amerikës”, tha Bohl. “Ata duket se mendojnë se mund ta përdorin këtë për të nxjerrë koncesione”.

Ky avantazh është po aq psikologjik sa edhe material. Sipas Bohlit, Teherani po gjen mundësi në mesazhet e paqëndrueshme të Uashingtonit.

“Teherani me gjasë i sheh komunikimet disi të çrregullta të Uashingtonit si shenjë dobësie dhe urgjence”, tha ai, duke shtuar se kjo i inkurajon të kërkojnë koncesione, siç është zhbllokimi i aseteve për rindërtim.

Në të njëjtën kohë, kalkulimi politik i Trumpit e ndërlikon pozitën e SHBA-së. I vendosur që të mos duket sikur po bën lëshime ndaj Teheranit, presidenti mund të kufizojë fleksibilitetin e nevojshëm për një përparim, pavarësisht dobësive të brendshme që, sipas Bohlit, mund të dobësojnë pozicionin e Uashingtonit.

Hormuzi: Aset strategjik apo kurth për përshkallëzim?

Ky tension është më i dukshëm në Ngushticën e Hormuzit, arterien kyç për energjinë globale që Irani e ka kufizuar pjesërisht.

Dan Arbell, një ish-zyrtar i shërbimit të jashtëm izraelit dhe studiues në Universitetin Amerikan, e përshkroi situatën si të brishtë dhe të rrezikshme.

“Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur”, tha ai për REL-in.

Ndërsa vazhdon një “kalim i kufizuar” i anijeve, Irani e ka lidhur rikthimin e plotë të transitit me operacionet izraelite në Liban. “Kjo sigurisht po e minon përpjekjen aktuale”, shtoi Arbell.

Ryan Bohl e sheh qëndrimin e Iranit si një bast të kalkuluar.

“Irani ka treguar se aktualisht e kontrollon në mënyrë efektive Hormuzin”, tha ai. “Por, Trump mund të besojë ende se duhet të përdorë forcën për ta rihapur atë nëse Irani e përdor për shumë gjatë si kartë negocimi”.

Rezultati është një ekuilibër i paqëndrueshëm: një ngufatje strategjike që i jep Teheranit ndikim, por që rrezikon të shkaktojë pikërisht reagimin ushtarak, që ai përpiqet ta shmangë.

Fronti në Liban: Potencialisht problemi kryesor

Diplomacinë e ndërlikon më tej konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Irani këmbëngul se ky front nuk mund të ndahet nga një armëpushim më i gjerë.

Bohl theksoi se Teherani e sheh këtë grup si thelbësor për të frenuar fushatat e ardhshme ushtarake izraelite: “Irani nuk mund të lejojë që Hezbollahu të eliminohet gradualisht nga izraelitët”.Sulmet izraelite në Liban lëkundin armëpushimin SHBA-Iran

Arbell vuri në pah dhunën e vazhdueshme si një pengesë kryesore. “Izraeli po bombardon objektiva në të gjithë Libanin... ndërsa Hezbollahu vazhdon të lëshojë raketa drejt veriut të Izraelit”, theksoi ai.

Këto zhvillime sfidojnë drejtpërdrejt procesin e negociatave në Islamabad.

Por, ka përpjekje për ta adresuar këtë çështje. Departamenti amerikan i Shtetit pritet të jetë mikpritës i bisedimeve në nivel ambasadorësh mes Izraelit dhe Libanit më 14 prill në Uashington. Megjithatë, Arbell paralajmëroi se pritjet duhet të jenë modeste.

“Duhet të jemi realistë”, tha Arbell. “Nuk do të ketë ndryshim brenda natës. Ky është një proces”. Ai shtoi se, ndërsa prioriteti i Izraelit është çarmatimi i Hezbollahut, grupi militant nuk ka gjasa të çarmatoset pa një ndryshim më të gjerë rajonal.

SHBA-ja dhe Izraeli: Të harmonizuar, por jo identikë

Një pikë kyç e përplasjes qëndron te pyetja nëse fushata e Izraelit në Liban duhet të lidhet me negociatat SHBA–Iran. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar të ruajë lirinë e veprimit kundër Hezbollahut, por ky qëndrim po ndryshon nën presionin amerikan.

“Izraeli po mbronte idenë që të mos lidhen të dyja”, tha Arbell. “Por, ditët e fundit është bërë e qartë se Shtetet e Bashkuara presin që Izraeli të ulë tensionet… për të shmangur minimin e përpjekjes më të gjerë”.

Arbell sqaroi se ky është një “dallim në qasje” dhe jo një përçarje në aleancë. Ndërsa SHBA-ja është e përqendruar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe stabilizimin e tregjeve globale, Izraeli mbetet i fokusuar në dobësimin e kapaciteteve të Hezbollahut.

Ai sugjeroi se një mesazh i qartë i SHBA-së për Netanyahun mund të lëshohet gjatë fundjavës, duke kërkuar përmbajtje për t’i dhënë shans diplomacisë.

Kufizimet e diplomacisë

Thelbi i negociatave mbetet në kërkesat e kahershme të SHBA-së: kufizime ndaj programit bërthamor të Iranit, kufizime në zhvillimin e raketave dhe ndalimi i mbështetjes për aleatët rajonalë si Hamasi dhe rebelët Huthi në Jemen.

Arbell paralajmëroi se SHBA-ja nuk mund të presë që Irani të “ndryshojë brenda natës” apo të dorëzohet. Ai argumentoi për një qasje pragmatike: “SHBA-ja duhet të sjellë ide që mund të zbatohen dhe të pranohen. Përndryshe, kjo nuk do të ndodhë”.

Të dy analistët shohin një përkim interesash për të ndalur konfliktin. Arbell theksoi se Irani ka nevojë për “hapësirë për të marrë frymë” për t’u rikuperuar nga shkatërrimet e sulmeve të fundit.

Megjithatë, Bohl tha se sheh rrezik për një ngërç. Sipas tij, rrugëdalja mund të jetë “lodhja” e të dyja palëve.

Por, ai paralajmëroi edhe një skenar më të paqëndrueshëm: nëse Uashingtonit i shteron vullnetu politik para Teheranit, Irani mund të ruajë kontroll joformal mbi Ngushticën e Hormuzit, duke mbajtur aftësinë për ta ndërprerë sërish kalimin në të ardhmen.

Pse Islamabadi mban çelësin

Teksa ekzistojnë disa kanale diplomatike, të dy ekspertët bien dakord se bisedimet në Islamabad kanë peshën më të menjëhershme.

“Mendoj se bisedimet në Pakistan janë më të rëndësishme”, tha Arbell. “Ajo që ndodh mes SHBA-së dhe Iranit ka ndikim më të madh në situatën e përgjithshme”. Ndryshe nga procesi kompleks Izrael–Liban, këto negociata mund të prodhojnë rezultate që zbatohen brenda ditësh.

Për nënpresidentin JD Vance, ky është një moment përcaktues. Suksesi mund të stabilizojë një rajon të paqëndrueshëm dhe të shënojë një arritje të madhe diplomatike për administratën Trump. Dështimi rrezikon të thellojë një cikël konflikti, të karakterizuar nga dhunë e përsëritur dhe kërcënime të vazhdueshme për ekonominë globale.

Teksa bisedimet nisin, pyetja nuk është më nëse të dyja palët duan një rrugëdalje, por nëse mund të bien dakord për një gjë të tillë para se ekuilibri mes ndikimit dhe përshkallëzimit të shembet. / REL

Islamabadi në “shtetrrethim”, mbahen sot bisedimet mes SHBA dhe Iranit në Pakistan

Pritet të nisin sot në Pakistan negociatat mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuaram, që muhd të ccojnë në arritjen e një paqeje, pas vendosjes së armëpushimit 2 javor.

Autoritetet kanë vendosur pjesë të kryeqytetit Islamabad nën masa të rrepta sigurie, duke forcuar kontrollin në Zonën e Kuqe, distriktin diplomatik dhe qeveritar të mbrojtur rëndë të Islamabadit.

Zyrtarë iranianë dhe delegacioni amerikan, i kryesuar nga nënpresidenti JD Vance pritet të nisin sot bisedimet.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Marshalli Asim Munir, pritet të përfshihen në diskutime, ndonëse lista përfundimtare e pjesëmarrësve ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Edhe agjenda mbetet e hapur, por pritet që në qendër të bisedimeve të jenë depërshkallëzimi i situatës në rajon, siguria detare veçanërisht në Ngushticën e Hormuzit, si dhe tensionet më të gjera mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Analistët vërejnë se pritja e këtyre bisedimeve nga Islamabadi nënvizon rëndësinë strategjike të Pakistanit, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po intensifikohen.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara sulmuan Iranin në fund të muajit shkurt, duke shkaktuar një luftë që ka lënë mijëra viktima dhe ka goditur rëndë ekonominë globale.Irani bllokoi Ngushticën e Hormuzit, një korridor jetik për energjinë botërore, duke shkaktuar mungesa të mëdha të naftës dhe gazit dhe rritje dramatike të çmimeve në mbarë botën.

Ndërhyrja e Pakistanit çoi palët drejt një armëpushimi dyjavor, të arritur të martën në mbrëmje, por vetëm pasi ish presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se “një qytetërim i tërë do të zhduket” nëse Irani nuk bashkëpunon.

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “plotësisht dhe shumë shpejt”, me ose pa bashkëpunimin e Iranit.

Duke folur përpara gazetarëve Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të rikthejnë lirinë e lundrimit në këtë rrugë detare kyçe për tregtinë globale.

“Ne do ta hapim Gjirin – ose ngushticën, siç e quajnë ata – me ta ose pa ta,” deklaroi ai, duke iu referuar autoriteteve iraniane.

Ai shtoi se situata do të zgjidhet në një kohë shumë të shkurtër: “Do të ndodhë shumë shpejt; nëse jo, do ta përfundojmë në një mënyrë ose në një tjetër.”

Sipas Trump, presioni ekonomik ndaj Iranit do ta detyrojë këtë të fundit të tërhiqet nga kufizimet e vendosura mbi kalimin detar. “Ngushtica do të hapet automatikisht, sepse Irani nuk do të fitojë para ndryshe,” theksoi ai.

JD Vance arrin në Pakistan për negociatat me Iranin

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance sapo ka mbërritur së bashku me delegacionin amerikan në Islamabad, i tha BBC-së një burim nga aviacioni.

Ai do të marrë pjesë në bisedimet me Iranin më vonë sot.

Dhe kjo së bashku me të dërguarin special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, shkruan BBC.

Vance dhe ekipi i tij i negociatorëve u nisën nga SHBA-të për në Pakistan dje, dhe pak para se të largohej, zëvendëspresidenti u tha gazetarëve se “mezi pret negociatat”, por paralajmëroi nëse Irani “përpiqet të na mashtrojë”, SHBA-të nuk do të jenë të hapura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat