LIVE: Një përballje me rrezik të lartë midis rivalëve të fortë - Supertankeri kinez kalon Ngushticën e Hormuzit

Azia

LIVE: Një përballje me rrezik të lartë midis rivalëve të fortë - Supertankeri kinez kalon Ngushticën e Hormuzit

Nga: Bota sot Më: 28 mars 2026 Në ora: 14:50 Përditësuar në ora: 22:20 më 04.04.2026
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin se ka 48 orë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin se ka 48 orë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, në të kundërt do të përballet me pasoja të rënda ushtarake, duke përshkallëzuar retorikën ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme intensifikohet.

“A e mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të BËRË NJË MARRËVESHJE ose për ta HAPUR NGUSHTICËN E HORMUZIT. Koha po mbaron. 48 orë para se gjithë ferri të mbretërojë mbi ta. Lavdi Zotit!”, shkroi Trump, nga Shtëpia e Bardhë, në Truth Social.

Ultimatumi vjen pas afatit të 6 prillit që Trump i kishte dhënë Iranit për të arritur një marrëveshje ose për të rivendosur aksesin në Ngushticën e Hormuzit, e cila është ndërprerë për shkak të Operacionit “Epic Fury”.

Zyrtarët amerikanë thanë se konflikti, i cili tani po hyn në javën e gjashtë, ka përfshirë tashmë shumë vende dhe ka prishur tregjet globale të energjisë.

Ngushtica e Hormuzit mbart afërsisht një të pestën e furnizimit botëror me naftë, duke e bërë atë një pikë strategjike mbylljeje. Mbyllja e saj ka tronditur tregjet dhe ka ngritur shqetësime për pasojat ekonomike më të gjera.

Paralajmërimi i Trump sinjalizon potencialin për përshkallëzim të mëtejshëm në një kohë kur përpjekjet diplomatike mbeten të pasigurta, me Iranin që jep sinjale të përziera mbi pjesëmarrjen në bisedimet e paqes.

Kërcënimi vjen gjithashtu ndërsa ushtria amerikane po kërkon një anëtar të shërbimit të zhdukur, pasi dy avionë luftarakë amerikanë u rrëzuan në incidente të ndara. Sipas zyrtarëve, një avion u rrëzua mbi një zonë të largët në Iranin jugperëndimor. Një anëtar i ekuipazhit u shpëtua, ndërsa një tjetër mbeti i zhdukur të shtunën në mëngjes dhe operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Në një incident të veçantë, një avion A-10 u rrëzua mbi Gjirin Persik. Media shtetërore iraniane raportoi se avioni u godit nga mbrojtja ajrore, por një zyrtar i tha Associated Press se mbetet e paqartë nëse avioni u qëllua apo u rrëzua, shkruan Euronews Albania.

Administrata Trump nuk ka bërë një koment zyrtar mbi avionin luftarak amerikan.

Trump kërcënon Iranin, i jep kohë 48 orë për të hapur Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se Irani ka 48 orë kohë për të “bërë një marrëveshje” ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit përpara se “Ferri të mbretërojë mbi ta”.

Në një postim në Truth Social, ai shkruan: “A ju kujtohet kur i dhashë Iranit dhjetë ditë kohë për të BËRË NJË MARRËVESHJE ose për ta HAPUR NGUSHTICËN E HORMUZIT. Koha po mbaron”, shkruan BBC.

“48 orë para se i gjithë Ferri të mbretërojë mbi ta. Lavdi Zotit! Presidentit DONALD J. TRUMP.”

Më 27 mars, Trump njoftoi se po ndalonte çdo sulm ndaj centraleve të energjisë iraniane për 10 ditë nga ajo kohë.

Në një postim tjetër pak më parë, duke folur kryesisht për përfitimet që tarifat i kanë sjellë ekonomisë amerikane, ai e mbylli me: “E gjithë kjo dhe, njëkohësisht, heqja qafe e një Irani Bërthamor. MAGA!!!”

Irani godet me dron anijen me flamurin e Liberisë në Ngushticën e Hormuzit: Ishte e lidhur me regjimin sionist

Garda Revolucionare e Iranit ka njoftuar se ka shënjestruar një anije në Ngushticën e Hormuzit që, sipas tyre, është e lidhur me Izraelin, duke shkaktuar zjarr mbi anijen.

Komanda e Marinës së Gardës Revolucionare raportoi përmes platformës X, duke shkruar: “Anija MSC Ishyka, e cila është e lidhur me regjimin sionist, ishte objektivi i sulmit me dron dhe u përfshi nga flakët”.

Sipas burimeve në internet, MSC Ishyka është një anije kontejnerësh me flamur liberian. Nuk ka informacione të detajuara mbi dëmet materiale apo dëmet për ekuipazhin.

Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës, ka qenë shpesh pikë tensioni mes Iranit dhe vendeve perëndimore.

SHBA kërkime për pilotin amerikan që u rrëzua të premten, Irani ofron shpërblim për gjetjen e tij/ Trump: Incidenti nuk ndikon në negociata

Një avion luftarak amerikan u rrëzua të premten mbi Iran, dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për një anëtar të ekuipazhit që rezulton i zhdukur. Ky ishte një nga dy avionët amerikanë që u rrëzuan në rajon një ditë më parë.

Sipas një zyrtari amerikan, një anëtar i ekuipazhit u gjet i gjallë, ndërsa kërkimet për anëtarin e dytë të avionit F-15E me dy ulëse vazhdojnë. Më vonë, një tjetër avion amerikan, A-10, u rrëzua në Gjirin Persik, por piloti i vetëm u shpëtua.

Mediat shtetërore iraniane raportuan gjithashtu për të dy incidentet, ndërsa autoritetet iraniane bëjnë thirrje për informacion nga qytetarët që mund të ndihmojë në gjetjen e ekuipazhit të zhdukur.

Piloti i zhdukur, një oficer i sistemeve të armëve, ishte në bordin e një avioni luftarak amerikan F-15 që u rrëzua në Iranin jugor, raporton CBS. Nuk dihet ende se çfarë mund te kete ndodhur me anëtarin e zhdukur të ekuipazhit – një pilot që ishte gjithashtu në bord është shpëtuar. Forcat iraniane të sigurisë u kane bere thirrje qytetarëve ta gjejnë anëtarin e ekuipazhit “gjallë” duke ofruar edhe shpërblime për kapjen e tij, njoftuan mediat shtetërore

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë hollësi për misionin e shpëtimit, por presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se rrëzimi i avionit nuk do të ndikojë në bisedimet me Iranin, ndërsa SHBA-ja ushtron presion për një marrëveshje paqeje, e cila deri tani është refuzuar nga Teherani.

Nëse anëtari i ekuipazhit do të kapet nga forcat iraniane, kjo mund të rrisë tensionet në rajon dhe të ndërlikojë përpjekjet e SHBA-së për të vendosur kontroll mbi asetet ushtarake të Iranit.

Irani rrëzon dy avionë ushtarake të ShBA-së

Një avion luftarak F-15E i Forcave Ajrore të ShBA u rrëzua mbrëmë në jug të Iranit, duke shkaktuar një operacion urgjent kërkimi dhe shpëtimi për një anëtar të ekuipazhit që mbeti i zhdukur.

Sipas BBC, piloti i F-15E u shpëtua, por një oficer i sistemeve të armëve ende nuk është gjetur.

Avioni, i dizajnuar për misione me distanca të gjata dhe sulme ndaj objektivave tokësore, ka ekuipazh dysh, përdor radar për ndjekjen e terrenit dhe ka një kosto përafërsisht 100 milionë dollarë.

Ndërkohë, Irani ka pretenduar se ka rrëzuar edhe një avion tjetër amerikan mbi Gjirin Persik, ndërsa mediat amerikane raportojnë se një A-10 Ëarthog, i dërguar në një mision kërkimi dhe shpëtimi për avionin e parë, u sulmua.

Ekipet e shpëtimit në mision për ta gjetur aviatorin e avionit të rrëzuar amerikan në Iran

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet të shtunën herët për një anëtar të ekuipazhit amerikan, i cili është zhdukur pasi avioni luftarak amerikan u rrëzua mbi Iran. Ky ishte një nga dy avionët e forcave amerikane që thuhet se u goditën dhe u rrëzuan në rajon një ditë më parë.

Një zyrtar amerikan i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se një anëtar i ekuipazhit është gjetur, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për anëtarin e dytë, pas rrëzimit të avionit të parë amerikan nga zjarri i armikut qëkurse filloi lufta në fund të shkurtit.

Avioni i rrëzuar ishte F-15E, me dy ulëse.

Më vonë, një zyrtar amerikan tha se një tjetër avion luftarak i Forcave Ajrore të SHBA-së, një avion sulmues A-10, u rrëzua në Gjirin Persik dhe se piloti i vetëm në atë incident u shpëtua. Hollësi të plota nuk janë dhënë deri tani.

Mediat shtetërore iraniane gjithashtu shkruan për rrëzimin e të dy avionëve.

Zyrtarët iranianë thanë se edhe ata po kërkonin anëtarin e zhdukur të ekuipazhit të avionit të parë dhe u bënë thirrje qytetarëve t’i njoftojnë autoritetet rreth çdo informacioni që mund të çojë në kapjen e aviatorit.

Zyrtari amerikan që foli për REL-in nuk dha hollësi rreth misionit të shpëtimit në Iran.

Ushtria amerikane nuk ka komentuar, por presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i tha NBC News se rrëzimi i avionit nuk do të ndikojë në bisedimet me Iranin.

Trump po ushtron trysni vazhdimisht ndaj Teheranit për ta pranuar një marrëveshje për paqe me SHBA-në, të cilën drejtuesit e regjimit e kanë hedhur poshtë deri më tani.

Nëse një anëtar i ekuipazhit kapet nga forcat iraniane, kjo do të rrisë tensionet tashmë të larta dhe ka të mundësi t’i ndërlikojë përpjekjet e SHBA-së për t’i rrënuar plotësisht asetet ushtarake të Teheranit dhe për ta detyruar regjimin t’i pranojë kushtet e paqes të paraqitura nga Trumpi.

Izraeli ka shtyrë sulmet e planifikuara ndaj Iranit për të mos ndërhyrë në përpjekjet e kërkimit për anëtarin e ekuipazhit amerikan, u thanë zyrtarë perëndimorë gazetarëve gjatë një telefonate.

Strategjia e kërkim-shpëtimit

I pyetur se çfarë do të përfshinte një operacion i mundshëm kërkim-shpëtimi, Richard Allen Ëilliams, kolonel në pension i ushtrisë amerikane dhe ish-zyrtar i Divizionit të Investimeve të Mbrojtjes në NATO, i tha REL-it se misione të tilla zakonisht janë shumë të bashkërenduara dhe të mbrojtura fort.

Ai shpjegoi se komandantët ka të gjasa të vendosin një avion të dedikuar për mbikëqyrje ajrore për ta mbikëqyrur operacionin, i mbështetur nga mjete sigurie ajrore dhe forca tokësore të afta për të ofruar mbështetje me armë zjarri, nëse është e nevojshme.

Këto njësi do të punonin për të siguruar vendin e rrëzimit ndërsa ekipet e shpëtimit i afrohen sinjalit GPS të avionit të rrëzuar.

Avionë shtesë dhe burime rezervë do të qëndronin në gatishmëri për t’iu përgjigjur shpejt çdo përshkallëzimi ose komplikimi, shtoi ai.

Burime iraniane publikuan fotografi dhe video të asaj që pretenduan se ishte dëshmi e incidentit.

“Forcat ushtarake kanë nisur një operacion kërkimi për të gjetur pilotin luftarak amerikan që u godit më herët sot”, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Fars, e afërt me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Derisa avionë ushtarakë amerikanë janë rrëzuar ose goditur nga raketa apo dronë iranianë kur ndodheshin në tokë që nga shpërthimi i luftës më 28 shkurt, rrëzimi i avionit luftarak, nëse konfirmohet zyrtarisht, do të ishte rasti i parë i raportuar i një avioni luftarak amerikan i rrëzuar nga zjarri i armikut.

Më 12 mars, gjashtë pjesëtarë të shërbimit amerikan u vranë kur një avion cisternë për furnizim me karburant, KC-135, u rrëzua pas një përplasjeje në ajër me një tjetër avion furnizimi.

Pak më shumë se dy javë më vonë, më 27 mars, një sulm me raketa dhe dronë iranianë goditi bazën ajrore Prince Sultan në Arabinë Saudite, duke plagosur të paktën 12 trupa amerikane dhe duke dëmtuar rëndë të paktën dy avionë furnizimi ajror, KC-135.

Tre avionë McDonnell Douglas F-15E Strike Eagle të Forcave Ajrore të SHBA-së u rrëzuan gabimisht mbi Kuvajt më 2 mars nga mbrojtja ajrore kuvajtiane. Gjashtë anëtarët e ekuipazhit u hodhën me parashutë dhe shpëtuan të sigurt në Kuvajt.

Irani kryen sulme në gjithë rajonin

Raporti për rrëzimin erdhi teksa Irani nisi sulme në gjithë Lindjen e Mesme të premten, duke vënë në flakë pjesë të një rafinerie të madhe nafte në Kuvajt dhe duke shkaktuar reagime të mbrojtjes ajrore në gjithë Gjirin.

Rafineria është shënjestruar disa herë që nga fillimi i luftës dhe kompania shtetërore Kuwait Petroleum Corporation tha se zjarrfikësit po punonin për të shuar disa zjarre të shkaktuara nga sulmet.

Infrastruktura e energjisë elektrike, ujit dhe energjisë së rinovueshme në Kuvajt u godit gjithashtu në këto sulme.

Arabia Saudite tha se kishte shkatërruar disa dronë iranianë, sirenat e alarmit ajror u dëgjuan në Bahrejn, mbrojtjet u aktivizuan në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli raportoi për sulme me raketa nga Irani.

Autoritetet në Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se një shtetas egjiptian u vra dhe të paktën 12 njerëz të tjerë pësuan lëndime “të lehta deri në mesatare” të premten nga sulmet ajrore iraniane.

Zyrtarët thanë se shtatë shtetas nga Nepali dhe pesë shtetas indianë u plagosën.

Irani ka vazhduar ta shënjestrojë infrastrukturën energjetike në gjithë Gjirin, si dhe po ushtron trysni edhe mbi rrugët detare përmes Ngushticës strategjike të Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimeve globale të naftës dhe gazit në kohë paqeje.

Tregjet e naftës kanë reaguar ndjeshëm duke rritur çmimet. Transporti detar përmes ngushticës, dikur një korridor i qëndrueshëm për tregtinë globale, është ndërprerë pothuajse plotësisht.

Trump ka thënë se nuk është përgjegjësi e Shteteve të Bashkuara të rihapë rrugën ujore, duke u bërë thirrje vendeve që varen nga kjo rrugë të ndërmarrin vetë veprime./REL

Rrëzimi i avionit ushtarak amerikan, Izraeli ofron 60 mijë dollarë për ‘kokën’ e pilotit të zhdukur: Nëse e gjeni armikun të gjallë dhe e dorëzoni, do të shpërbleheni

Një avion luftarak amerikan i tipit F-15E u rrëzua mbi territorin e Iranit ditën e djeshme, duke shënuar një nga humbjet më të mëdha të SHBA-së brenda vendit që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt.

Avioni kishte në bord dy persona: një pilot dhe një oficer armësh. Sipas raportimeve nga mediat amerikane, njëri prej tyre është shpëtuar nga forcat speciale amerikane, ndërsa kërkimet për personin e dytë vijojnë.

Ndërkohë, një kanal televiziv iranian ka njoftuar se është vendosur një shpërblim prej 60,000 dollarësh për qytetarët që arrijnë të kapin pilotin amerikan të zhdukur dhe ta dorëzojnë atë tek autoritetet policore ose ushtarake.

Në një deklaratë drejtuar banorëve të provincave Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad thuhet:

“Forcat ushtarake kanë nisur një operacion kërkimi për pilotin amerikan të rrëzuar më herët sot. Të dashur qytetarë, nëse e kapni pilotin armik të gjallë dhe e dorëzoni tek policia apo forcat ushtarake, do të shpërbleheni me 60 mijë dollarë”, thuhej në reagim.

Sipas burimeve amerikane, foto dhe video të publikuara në rrjetet sociale dhe në mediat iraniane tregojnë helikopterë dhe avionë të tjerë amerikanë që fluturojnë në lartësi të ulët mbi zonën e rrëzimit, në kuadër të operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Lufta në Lindjen e Mesme, Inteligjenca Amerikane vijon me paralajmërimet: Irani po rikthen në funksion raketat tona

Disa operatorë iranianë po gërmojnë bunkerë nëntokësorë dhe po mundohen të rikthejnë në funksion raketat e goditura nga sulmet ajrore amerikane dhe izraelite, raportoi New York Times, duke u bazuar në burime të Inteligjencës Amerikane.

Sipas raportit, Irani ka ruajtur gjithashtu një numër të konsiderueshëm raketash dhe lëshuesish të lëvizshëm. Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë thanë këtë javë se kishin bërë përparim të dukshëm kundër kapaciteteve raketore iraniane.

Gjatë një informimi për shtyp, Pentagoni deklaroi se kishte goditur 11,000 objektiva në Iran gjatë pesë javëve të fundit të konfliktit.

Megjithatë, zyrtarët e inteligjencës amerikane shprehen të kujdesshëm mbi saktësinë e këtyre të dhënave, duke theksuar se nuk ka një vlerësim të besueshëm të numrit të lëshuesve ende operativë.

Sipas tyre, Irani ende ruan aftësinë për të përdorur arsenalin e mbetur të raketave balistike dhe lëshuesve për të goditur Izraelin dhe vendet e tjera të rajonit.

Një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi territorin iranian

Nga: H.O.

Informacionet vazhdojnë të vijnë pas raportimeve se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi territorin iranian, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Çfarë dimë:

Një avion luftarak F-15E thuhet se është rrëzuar mbi Iranin jugor.
Një anëtar i ekuipazhit të avionit është shpëtuar nga forcat amerikane, sipas partnerit amerikan të BBC-së, CBS - një avion F-15E zakonisht ka një ekuipazh prej dy personash.
Presidenti amerikan Donald Trump është informuar për situatën, sipas Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Media iraniane raporton se autoritetet kanë ofruar një shpërblim prej 10 miliardë tomanësh (rreth 50,000 paund) për këdo që kap të gjallë një anëtar të ekuipazhit amerikan të rrëzuar.
Çfarë nuk dimë ende:

Ndërsa një anëtar i ekuipazhit thuhet se është shpëtuar, nuk ka ende asnjë fjalë për ndonjë tjetër.
Rrethanat rreth rrëzimit të avionit janë ende të paqarta.
Nuk kemi dëgjuar ende nga Trump ose Pentagoni.

Izraeli nis sulme të mëtejshme në Teheran dhe Bejrut

Nga: H.O.

Ndërsa raportet sugjerojnë se një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për një avion luftarak amerikan F-15 të rrëzuar në Iranin jugor, luftimet vazhdojnë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë nisur një valë tjetër sulmesh në Teheran.

Në 24 orët e fundit, ata thonë se kanë kryer "më shumë se 70 sulme në Iranin perëndimor dhe qendror duke synuar vendet e lëshimit të raketave balistike dhe mjetet ajrore pa pilot".

Në një përditësim të veçantë, IDF thotë se ka filluar të godasë pjesë të Bejrutit.

Ai gjithashtu raporton se ka zbuluar breshëri të shumta raketash të lëshuara në territorin e tij nga Irani gjatë gjithë ditës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat