LIVE: Një përballje me rrezik të lartë midis rivalëve të fortë - Supertankeri kinez kalon Ngushticën e Hormuzit

Azia

LIVE: Një përballje me rrezik të lartë midis rivalëve të fortë - Supertankeri kinez kalon Ngushticën e Hormuzit

Nga: Bota sot Më: 28 mars 2026 Në ora: 14:50 Përditësuar në ora: 14:33 më 07.05.2026
Donald Trump

Lufta me SHBA-në, Teherani kërcënon: Vendet shumë më të vogla nuk duhet të përfshihen, përndryshe…

Vendet e Gjirit duhet të qëndrojnë larg konfliktit midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, përndryshe do të “pendohen”, ka paralajmëruar Seyyed Mehdi Tabatabaei, anëtar i zyrës së shtypit të Presidentit iranian Masoud Pezeshkian, në një postim në X.

Sipas tij, Republika Islamike e Iranit është “fqinja më e mirë dhe fuqia më fisnike e padiskutueshme në rajon”, dhe e konsideron veten mik të vendeve islame bazuar në bindjet e saj fetare.

“Vendet shumë më të vogla nuk duhet të përfshihen në mosmarrëveshjet midis atyre më të mëdha.

Ato nuk duhet të shndërrohen në gurë shahu në lojë dhe në monedha për armikun, përndryshe nuk do t’u mbetet gjë tjetër veçse keqardhje”, shtoi Tabatabaei.

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare të SHBA-së

Fushata e bombardimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e ka rrënuar një pjesë të madhe të infrastrukturës dhe industrive të Iranit, gjë që ka ndërprerë prodhimin vendas dhe ka rritur çmimet e produkteve bazë ushqimore.

Një bllokadë detare amerikane e ka shtuar trysninë ekonomike mbi Iranin, duke penguar tregtinë e tij përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila është rrugë jetike detare që praktikisht është mbyllur që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.

Si pasojë, Teherani është kthyer drejt rrugëve alternative, duke transportuar mallra me kamionë nga Pakistani dhe Turqia fqinje, si dhe duke dërguar ngarkesa nga aleatja Rusia përmes Detit Kaspik.

Irani po shqyrton gjithashtu dërgimin e naftës përmes hekurudhës drejt Kinës, e cila është partnere e rëndësishme tregtare e republikës islamike.

Steve H. Hanke, profesor i ekonomisë në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore, tha se rrugët alternative mund ta ndihmojnë Iranin të furnizohet me mallra konsumi, ushqime dhe materiale industriale. Por, ato “nuk mund ta zëvendësojnë një ekonomi detare të bazuar në kontejnerë”.

“Transporti me kamion është më i shtrenjtë dhe kapaciteti i Detit Kaspik është i kufizuar nga portet dhe flotat”, tha Hanke, ish-këshilltar ekonomik i administratës së presidentit amerikan Ronald Reagan.

“Priten kosto më të larta të importeve dhe inflacion më i madh për mallrat e tregtueshme, por jo kolaps ekonomik që disa kanë parashikuar”, theksoi ai.

Trump deklaroi në fund të prillit se “e gjithë infrastruktura e naftës së Iranit do të shkatërrohej” sepse bllokada amerikane po e pengonte Teheranin të eksportonte naftën, burimin kryesor ekonomik të vendit.

Por, ekspertët janë skeptikë se bllokimi i Ngushticës së Hormuzit do ta detyrojë Iranin të dorëzohet ose të nënshkruajë marrëveshje paqeje sipas kushteve amerikane.

Nga ana e tyre, zyrtarët iranianë kanë deklaruar se embargoja amerikane nuk ka ndikuar në aftësinë e vendit për të siguruar mallra bazë dhe ushqime, duke përmendur prodhimin e fortë vendas dhe rrugët alternative të importit.

“Pavarësisht bllokadës detare amerikane, ne nuk kemi problem me furnizimin me mallra bazë dhe ushqime sepse, për shkak të madhësisë së vendit, është e mundur të importojmë nga kufij të ndryshëm”, tha ministri i Bujqësisë, Gholamreza Nouri, më 21 prill.

Rosemary Kelanic, drejtoreshë e Programit për Lindjen e Mesme në institutin Defense Priorities me bazë në Uashington, tha se gjeografia e Iranit ka zbutur ndikimin e bllokadës detare amerikane.

Irani, vend me rreth 90 milionë banorë, ka pothuajse 6.000 kilometra kufij tokësorë me shtatë vende, si dhe një vijë bregdetare prej 700 kilometrash përgjatë Detit Kaspik, që e lidh atë me Azinë Qendrore dhe Rusinë.

“Masa si transportimi i mallrave me kamionë nga vendet fqinje mund të kompensojnë ndërprerjet e shkaktuara nga bllokada. Edhe pse kompensimi mund të mos jetë i plotë, vëllimet tregtare mund të jenë më të ulëta, kostot e tranzitit disi më të larta dhe lloji i mallrave mund të ndryshojë”, tha ajo.

“Por, ka shumë mënyra se si një ekonomi lufte mund të zëvendësojë mallrat me alternativa të ngjashme”, nënvizoi ajo.

“Mundësitë për iranianët që të improvizojnë përreth bllokadës së Trumpit janë të pafundme, sepse vendi ka mijëra kilometra kufij tokësorë për t’i shfrytëzuar”, shtoi Kelanic.

Sipas ligjit ndërkombëtar, bllokadat që pengojnë rrjedhën e ushqimeve dhe ilaçeve janë të ndaluara. Nuk është e qartë nëse Shtetet e Bashkuara po bllokojnë dërgesat e mallrave civile drejt Iranit në mënyrë të paqëllimshme apo si pjesë e politikës së tyre. Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga Shtëpia e Bardhë për këtë.

Rrugët tokësore

Ligjvënësi iranian Ebrahim Najafi tha muajin e kaluar se vendi po përdorte rrugët tokësore me Pakistanin, Turqinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin, si dhe Detin Kaspik, për të importuar mallra.

Pakistani hapi portet e tij për ngarkesa nga vende të treta të destinuara për Iranin më 25 prill. Ky veprim krijoi gjashtë rrugë tokësore për transportin e mallrave nga portet Gvadar, Karaçi dhe Port Qasim drejt kufirit iranian.

Këto rrugë do të përdoren kryesisht për importimin e orizit, mishit dhe qumështit formulë për foshnja.

Që nga vendosja e bllokadës amerikane më 13 prill, rreth 3.000 kontejnerë të destinuar për Iranin kanë mbetur të bllokuar në portet pakistaneze.

Ndërkohë, pika kufitare Kapikoy-Razi lidh Iranin me Turqinë. Duke lidhur Azinë Perëndimore me Evropën, ky korridor transiti lehtëson tregtinë e madhe. Nuk është e qartë nëse Irani ka rritur importet përmes këtij korridori që nga vendosja e bllokadës.

Rusia ka riaktivizuar dërgesat përmes Detit Kaspik drejt Bandar Anzali, një port iranian në detin më të madh në botë të rrethuar nga toka.

Bandar Anzali u godit nga sulmet ajrore izraelite më 18 mars, duke pësuar dëme. Në atë kohë, Izraeli tha se kishte goditur objektiva në një port dhe bazë të marinës iraniane ku ndodheshin dhjetëra anije ushtarake, përfshirë anije me raketa dhe mjete patrullimi.

Raportet mediatike kanë sugjeruar se Moska dhe Teherani po përdorin Detin Kaspik për të kontrabanduar naftë dhe armë të sanksionuara. Por, Irani dhe Rusia gjithashtu shkëmbejnë produkte ushqimore përmes kësaj rruge. Tregtia e drithërave mes Iranit dhe Rusisë u ndërpre menjëherë pas sulmit izraelit, por më pas rifilloi.

Kpler, kompani analitike për mallra dhe transport detar, tha se rreth një duzinë anijesh nga Rusia, Kazakistani dhe Turkmenistani që transportonin drithëra, misër dhe vaj luledielli, kanë mbërritur në portet iraniane të Kaspikut që nga mesi i prillit.

Nafta përmes hekurudhës

Përveç sigurimit të rrugëve të reja të importit, Irani po kërkon gjithashtu mënyra për të eksportuar mallra, veçanërisht naftën.

Bllokada amerikane ka ndërprerë ndjeshëm eksportet detare të naftës së Iranit, por nuk i ka ndalur plotësisht. Disa cisterna të lidhura me Iranin kanë arritur të anashkalojnë bllokadën, sipas grupit të gjurmimit të ngarkesave Vortexa dhe kompanisë detare Lloyd's List.

Ekspertët thanë se republika islamike duhet të jetë në gjendje ta përballojë bllokadën edhe për dy muaj të tjerë, duke iu referuar deri në 130 milionë fuçive naftë iraniane që ndodheshin tashmë në det para se bllokada të hynte në fuqi.

Megjithatë, Irani po u drejtohet alternativave, përfshirë eksportimin e naftës përmes hekurudhës drejt Kinës, e cila blen rreth 90 për qind të naftës iraniane, sipas Hamid Hosseini, zëdhënës i sindikatës së eksportuesve të naftës në Iran.

Infrastruktura hekurudhore lidh Iranin me qytetet kineze Yiëu dhe Xi’an. Korridori Kazakistan-Turkmenistan-Iran u hap në vitin 2014 dhe u zgjerua më 2025 nga lidhja hekurudhore kineze prej 10.400 kilometrash.

“Hekurudha mund të transportojë vëllime strategjikisht të rëndësishme, por në afat të shkurtër nuk mund të zëvendësojë cisternat detare në shkallë të gjerë”, tha Hanke nga Universiteti Johns Hopkins.

“Vlera e saj është pjesërisht logjistike dhe pjesërisht politike: ajo funksionon tërësisht jashtë çdo rruge ujore që një marinë perëndimore mund ta patrullojë, dhe plotësisht jashtë sistemit të pagesave në dollarë, pasi Kina e ka paguar naftën iraniane në juan që nga viti 2012”.

Kelanic tha se transporti i naftës me det është më efikas, por ka mënyra që Irani ta dërgojë naftën në rrugë tokësore për ta shmangur embargon amerikane.

“Irani mund ta transportojë naftën edhe me kamionë nëpër autostrada, siç ka bërë Iraku, duke shmangur Ngushticën e Hormuzit përmes transportit tokësor në Siri drejt Detit Mesdhe”, tha ajo.

“Në afat të shkurtër, vëllimet do të jenë më të vogla, të kufizuara nga disponueshmëria e kamionëve-cisternë. Por, vendet pritëse ose vende të treta mund të sigurojnë kamionë shtesë, ndoshta si favor politik ndaj Iranit, ose thjesht sepse do të ishte në interesin e tyre të rrisnin qasjen në naftë në një treg të ngushtë”. / REL

Trump ka parashikuar se lufta në Iran do të “mbarojë shpejt”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka parashikuar se lufta në Iran do të “mbarojë shpejt” dhe thotë se shumica e njerëzve e “kuptojnë” qëllimin e tij për t’i dhënë fund ambicieve bërthamore të Teheranit.

Komentet e tij vijnë pasi Irani tha se një propozim i SHBA-së për t’i dhënë fund luftës është “ende duke u shqyrtuar”.

Agjencia amerikane e lajmeve Axios raportoi se Shtëpia e Bardhë beson se mund të jetë duke u afruar drejt një memorandumi mirëkuptimi prej 14 pikash me Iranin, i cili mund të vendosë një kornizë për negociata më të hollësishme bërthamore.

Një anëtar i lartë i parlamentit të Iranit e ka hedhur poshtë atë si një “listë dëshirash”, ndërsa një zëdhënës i ministrisë së jashtme tha se Teherani do të ndajë pikëpamjet e tij për një propozim të SHBA-së me ndërmjetësit pakistanezë.

Ministri i Jashtëm i Pakistanit tha se vendi i tij po “përpiqej ta shndërronte këtë armëpushim në një përfundim të përhershëm të kësaj lufte”.

Trump shpreh optimizëm të kujdesshëm për marrëveshjen me Iranin

Nga: H.O.

Pak më parë, Donald Trump foli së bashku me Zonjën e Parë Melania Trump në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë për nënat ushtarake.

Presidenti e filloi fjalimin e tij duke iu drejtuar situatës në Iran, duke thënë se "po shkon shumë mirë".

"Ata [Irani] duan të bëjnë një marrëveshje", tha Trump. "Ata duan të negociojnë".

Megjithatë, ai i dha një notë kujdesi në fjalimet e tij dhe përsëri sugjeroi në mënyrë delikate se Irani, përfundimisht, do të detyrohet të bëjë një marrëveshje.

"Do të shohim nëse ata po bien dakord apo jo. Dhe nëse nuk bien dakord, do të përfundojnë duke rënë dakord pak më pas", tha ai. "Kështu është puna".

Vërejtjet e Trump janë shumë një vazhdim i postimit të tij të mëparshëm në "E Vërteta Sociale" në të cilin ai premtoi sulme të rinovuara - dhe të intensifikuara - nëse Irani nuk ulet në tryezën e negociatave.

Në përgjithësi, Trump duket se po ndjek një qasje të "karrotës dhe shkopit" ndaj Iranit.

Nga njëra anë, ai beson se bllokada dhe përpjekja për ta shkëputur Iranin nga tregjet financiare globale, ose premtimi për ndërprerjen e këtyre fushatave, do ta sjellin atë në tryezën e bisedimeve.

Nga ana tjetër, Trump ende ka në dispozicion një opsion ushtarak.

'Do ta arrijmë' - Trump për nxjerrjen e uraniumit të Iranit

Nga: H.O.

Ndërsa Presidenti Donald Trump po largohej nga një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë sot, një gazetar e pyeti atë rreth mundësisë që SHBA-të të nxjerrin uraniumin e Iranit.

"Do ta marrim atë," përgjigjet Trump.

Kur u pyet se si do ta bënin SHBA-të këtë, presidenti përsëriti:

"Do ta marrim atë."

Netanyahu thotë se flet me Trump çdo ditë

Nga: H.O.

Duke iu drejtuar izraelitëve nga një mbledhje e kabinetit sot, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Trump - dhe planifikon të flasë përsëri me të sonte.

"Ne po mbajmë kontakt të vazhdueshëm me miqtë tanë në SHBA. Unë flas me Presidentin Trump pothuajse çdo ditë," tha ai.

Ai shton se të dy vendet kanë "koordinim të plotë".

"Nuk ka surpriza," tha ai. "Ne ndajmë qëllime të përbashkëta."

Netanyahu shtoi se Trump beson se mund ta fitojë luftën në Iran dhe të çmontojë aftësitë e tyre bërthamore "në një mënyrë ose në një tjetër".

"Ne jemi të përgatitur për çdo skenar," tha ai.

Izraeli godet objektivin në Bejrut, shënjestra një komandant i forcave elitare

Izraeli kreu një sulm ajror në Liban , në periferitë jugore të Bejrutit, konkretisht në zonën Dahiyeh, e cila është një bastion i Hezbollahut. Sipas një deklarate të përbashkët të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Israel Katz , objektivi i operacionit ishte një komandant i Forcës elitare Radwan.

Autoritetet izraelite kanë pohuar se anëtarët e Forcës Radwan janë përgjegjës për sulmet me raketa ndaj komuniteteve izraelite, si dhe për veprimet që kanë shkaktuar viktima në radhët e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit. Siç u njoftua, vendimi për sulm u mor me qëllim neutralizimin e komandantit specifik, me Netanyahun që theksoi se asnjë terrorist nuk ka imunitet dhe se Izraeli do të vazhdojë veprimet e tij për të siguruar banorët e veriut.

Ndërkohë, situata në terren mbetet jashtëzakonisht e tensionuar. Pavarësisht një armëpushimi të rënë dakord më 16 prill 2026, luftimet vazhdojnë të pandërprera në Libanin jugor. Forcat izraelite thonë se rezervojnë të drejtën e vetëmbrojtjes kundër sulmeve të afërta ose të vazhdueshme, ndërsa OKB-ja vëren se këtë javë ka parë disa nga sulmet më intensive që nga fillimi i armëpushimit zyrtar.

Sulmi ndaj Bejrutit thuhet se u krye pa paralajmërim dhe u shoqërua me shpërthime të fuqishme. Është hera e parë që Izraeli ka shënjestruar kryeqytetin libanez që nga 8 prilli, duke nënvizuar përshkallëzimin e situatës pavarësisht përpjekjeve për një zgjidhje diplomatike dhe negociatave që po zhvillohen nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara.

Goditje nga ajri në Gjirin e Omanit/ Forcat amerikane dëmtojnë anijen iraniane pas bllokadës në Hormuz

Forcat amerikane kanë goditur një cisternë iraniane në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se po tentonte të kalonte bllokadën detare në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), anija “M/T Hasna”, me flamur iranian, po lundronte në drejtim të një porti në Iran kur u ndalua nga forcat amerikane.

Ajo nuk iu bind disa paralajmërimeve për të ndryshuar kursin.

Pas kësaj, nga një aeroplanmbajtëse amerikane “USS Abraham Lincoln” u ngrit një avion luftarak F/A-18 Super Hornet, i cili hapi zjarr me armë 20 mm, duke dëmtuar timonin e cisternës.

Macron zhvillon bisedime me presidentin e Iranit për situatën në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të mërkurën se kishte zhvilluar bisedime të mëtejshme me homologun e tij iranian Masoud Pezeshkian. Macron mësohet se gjatë bisedimeve riafirmoi rëndësinë e lirimit të transportit detar në Ngushticën e Hormuzit.

Macron shtoi se e kishte inkurajuar presidentin e Iranit të shqyrtonte planet e Francës dhe Britanisë për të ngritur një mision ndërkombëtar për të hedhur themelet për tranzit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit.

“E kam ftuar presidentin iranian të shfrytëzojë këtë mundësi dhe kam ndërmend ta diskutoj këtë temë me Presidentin Trump”, shtoi Macron në X.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë afër arritjes së një marrëveshjeje për rinisjen e negociatave, të cilat mund të zhvillohen në Islamabad gjatë javës së ardhshme, sipas raportimeve të Wall Street Journal, duke cituar burime të njohura me çështjen.

“Ka klauzola të papranueshme”/ Irani hedh poshtë propozimin e SHBA, Trump ‘frenon’ pritshmëritë për dialog të drejtpërdrejtë: Është shumë herët

Irani ka reaguar ashpër ndaj një propozimi të fundit të Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar atë pjesërisht të papranueshëm, ndërsa nga ana tjetër, Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta në këtë fazë.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim News Agency, e cila citon një “burim të mirëinformuar”, “propozimi i amerikanëve përmban disa klauzola të papranueshme”. Kjo u raportua edhe nga Ynet.

Ndërkohë, Ebrahim Rezaei, zëdhënës i Komitetit të parlamentit iranian për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, i quajti pikat e treguara në memorandum, të zbuluara nga Axios, një “listë dëshirash amerikane [dhe] jo një realitet”.

Në të njëjtën kohë, nga Uashingtoni, Donald Trump është shprehur skeptik për përparimin e shpejtë diplomatik.

Duke folur për New York Post, ai deklaroi: “Unë nuk mendoj kështu. Është shumë larg”, duke shtuar se është “shumë herët” për të shqyrtuar bisedimet e drejtpërdrejta të paqes me Teheranin, pavarësisht thashethemeve për një marrëveshje të mundshme paraprake në formën e një memorandumi mirëkuptimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat