Trump ndan videon e sulmit masiv në Teheran: Shumë udhëheqës janë vrarë

Azia

Trump ndan videon e sulmit masiv në Teheran: Shumë udhëheqës janë vrarë

Më: 5 prill 2026 Në ora: 07:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti amerikan, Donald Trump, sapo ka ndarë një video në platformën e tij Truth Social që sipas tij tregon një “sulm masiv në Teheran”.

Ai pretendon se “shumë nga udhëheqësit ushtarakë të Iranit, të cilët kanë udhëhequr dobët dhe pa mençuri”, u vranë në sulm.

Ndryshe, Irani i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, se vendi do të përballet me një “ferr” nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet deri të hënën.

Irani i kthen përgjigje Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr

Në komentet e transmetuara nga media shtetërore iraniane, një zëdhënës iranian tha: "Mos harroni se nëse agresioni zgjerohet, i gjithë rajoni do të shndërrohet në një ferr për ju".

"Iluzioni i mposhtjes së Republikës Islamike të Iranit është shndërruar në një moçal në të cilin do të fundoseni”, shton deklarata e zëdhënësit iranian.

Raportohet se Trump ka paralajmëruar se Iranit “po i mbaron koha” që të arrijë një marrëveshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat