Kryeministri i Pakistanit thotë se bisedimet për armëpushim në Islamabad janë ‘të rëndësishme’

Azia

Kryeministri i Pakistanit thotë se bisedimet për armëpushim në Islamabad janë ‘të rëndësishme’

Më: 10 prill 2026 Në ora: 22:11
Shehbaz Sharif

Negociatat e ardhshme të paqes mes Iranit dhe SHBA-së në Islamabad janë “vendimtare”, sipas kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif.

Shehbaz Sharif tha se kjo është një fazë përcaktuese për të parë nëse do të arrihet një armëpushim i përhershëm.

Ai shtoi se negociatorët, përfshirë zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, do të nisin bisedimet në Islamabad nesër. raporton skynews, transmeton Sinjali.

Sharif tha se fakti që vendi i tij po i pret këto bisedime është “jo vetëm një moment krenarie për Pakistanin, por për të gjithë botën myslimane”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat