Iran paralajmëron SHBA-në për rritje të çmimeve të karburantit

Azia

Iran paralajmëron SHBA-në për rritje të çmimeve të karburantit

Më: 13 prill 2026 Në ora: 09:25
Mohammad Bagher Ghalibaf

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar se konsumatorët amerikanë mund të përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit, si pasojë e zhvillimeve të fundit në rajon.

Në një reagim në rrjetin social X, ai iu drejtua SHBA-së duke thënë se me një “bllokadë” të mundshme, çmimet e karburantit mund të rriten deri në 4–5 dollarë për gallon.

Deklarata e tij vjen pas tensioneve të shtuara dhe diskutimeve për masa të mundshme në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Detaje tjera nuk u dhanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat