Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën katër palestinezë në Rripin e Gazës të hënën, thanë zyrtarët e shëndetësisë, ndërsa ndërmjetësuesit u takuan me udhëheqësit e Hamasit për të mbështetur një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.
Mjekët thanë se sulmi goditi një grup burrash jashtë një shkolle në Deir al-Balah në Rripin qendror të Gazës, duke vrarë tre persona, shkruan Reuters.
Më vete, një tjetër sulm vrau një person dhe plagosi një tjetër në një kafene në qytetin e Gazës, shtuan ata.
Ushtria izraelite nuk komentoi për asnjërin incident.