Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet komerciale gjatë armëpushimit

Azia

Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet komerciale gjatë armëpushimit

Nga: Bota sot Më: 17 prill 2026 Në ora: 15:08
Ngushtica e Hormuzit

Irani ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit, një nga pikat më strategjike të tregtisë globale të naftës dhe gazit, do të mbetet e hapur për të gjitha anijet komerciale gjatë periudhës së mbetur të armëpushimit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili tha se vendimi është në përputhje me armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit.

“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi i të gjitha anijeve komerciale përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Organizata e Porteve dhe Detarisë e Republikës Islamike të Iranit,” shkroi Araghchi në platformën X.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga arteriet më të rëndësishme detare në botë, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e eksporteve globale të naftës, duke e bërë çdo zhvillim në këtë zonë me rëndësi të lartë gjeopolitike dhe ekonomike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat