Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian u ka thënë komandantëve ushtarakë se vendet e rajonit kanë arritur në përfundimin se prania ushtarake amerikane në Gjirin Persik ka dështuar të sigurojë sigurinë e tyre të qëndrueshme dhe se mbështetja te Amerika për siguri ka qenë një ide joreale dhe joefektive.
Sipas një deklarate nga zyra presidenciale e Iranit, Pezeshkian bëri thirrje gjithashtu për përditësimin e strukturës mbrojtëse të Iranit, duke paralajmëruar se armiku ka siguruar teknologji dhe mjete të reja.
“Forcat e armatosura duhet të ndjekin avantazhin teknologjik dhe rritjen e aftësive mbrojtëse përmes përdorimit më të madh të universiteteve, qendrave shkencore dhe kompanive të bazuara në njohuri, “tha ai.
Pezeshkian falënderoi gjithashtu ushtrinë për angazhimin e saj ndaj detyrave profesionale dhe shmangien e çështjeve politike dhe partiake.
“Kjo qasje profesionale dhe e përgjegjshme e bazuar në interesat kombëtare konsiderohet një aset i vlefshëm për vendin dhe sistemin”, tha ai.