Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Azia

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Më: 22 qershor 2026 Në ora: 19:29
Fotoilustrim

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Qalibaf, është nisur për një vizitë në Oman, sipas llogarisë së tij në Telegram.

Në postimin e tij thuhet se do të “diskutohet rritja e bashkëpunimit dypalësh, si dhe përpjekjet e përbashkëta për të stabilizuar marrëveshjet iraniane për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit”, raporton Sky News.

Ai tregoi se Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi po shoqëron ekipin negociator në këtë udhëtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat