Dita e Kosovës

Basketboll

Dita e Kosovës

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 11:05
Dita e Kosovës

Dita e shumëpritur ka ardhur. Kosova përballet sonte me Norvegjinë në Bergen nga ora 19:00.

Ndeshja transmetohet në Kujtesa dhe Art Motion. Ky takim zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025. Në Grupin C bënë pjesë edhe Danimarka.

Sfida ndaj danezëve do të zhvillohet më 28 Nëntor në Prishtinë, nga ora 19:00. Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet parakualifikuese. Katër kombëtare kualifikohen në rrethin e dytë parakualifikues.

Kjo është hera e parë që përballen Norvegjia dhe Kosova. Vendasit kanë vënë në dispozicion 1200 bileta për takimin e parë në shtëpi pas 20 vjetësh. Shqiptarët që jetojnë në Norvegji, biletat mund t’i gjejnë në faqen zyrtare të Federatës Norvegjeze (basket.no).

Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në përkrahjen e tifozëve shqiptarë, ashtu siç i kanë përkrahur në ndeshjet tjera që i kanë zhvilluar si mysafirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat