Vllaznia pëson humbjen e parë në kampionat

Basketboll

Vllaznia pëson humbjen e parë në kampionat

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 20:37
Pamje nga ndeshja

Pas gjashtë fitoresh radhazi, skuadra e Vllaznisë pësoi humbjen e parë në Superligë. Shkodranët u mundën 102-81 nga Skënderbeu, në takimin e javës së 7-të të Kampionatit Kombëtarm, luajtur në Pogradec.

Fitore të thellë korri Besëlidhja kampione, që në Elbasan fitoi 147-59 ndaj skuadrës vendase. Ndeshje në sens unik, ku për lezhjanët 8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Knott me 24 pikë shënuesi më i mirë).

Tirana fitoi 83-79 ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas, një fitore me përmbysje e skuadrës bardheblu. “Të kuqtë” udhëhiqnin 43-34 pas pjesës së parë, por në të dytën erdhi përmbysja e Tiranës, që arriti të korrë një fitore të madhe.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e Kamza Basket, që mundi 98-94 Teutën, duke u ngjitur në vendin e dytë, me pikë të barabarta me durrsakët. Ndeshje e hapur deri në fund, ku për kamzalinjtë u dallua Mohammed me 28 pikë.

Superliga-Meshkuj, java e 7-të

Elbasani – Besëlidhja, 59-147

Pogradeci – Apolonia, 71-118

Skënderbeu – Vllaznia, 102-81

Partizani – Tirana, 79-83

Kamza Basket – Teuta, 98-94

Flamurtari(pushim)

Renditja: Vllaznia 13 pikë, Teuta 10 pikë, Kamza Basket 10 pikë, Tirana 10 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Besëlidhja 9 pikë, Apolonia 9 pikë, Partizani 8 pikë, Pogradeci 7 pikë, Elbasani 7 pikë, Flamurtari 7 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat