Flamurtari dhe Tirana ndajnë së bashku kreun e Superligën

Basketboll

Flamurtari dhe Tirana ndajnë së bashku kreun e Superligën

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 18:41
Pamje nga ndeshja

Flamurtari vijon të mbrojë kreun e renditjes në Kampionatin Kombëtar në Basketboll për femra.

Në ndeshjen e javës së 11-të të Superligës, ekipi vlonjat fitoi 80-44 ndaj Vllaznisë, një ndeshje e luajtur në Shkodër.

Ndeshja u vendos që pas periodës së parë në favor të skuadrës vlonjate, e cila u shkëput 30-9. më pas, mikeshat administruan avantazhin, me Morris që realizoi 24 pikë, mbështetur nga Mcghee me 14 pikë e 20 rebound.

Në Librazhd, ekipi i Partizanit fitoi 102-77 ndaj Sopotit, një ndeshje e komanduar dhe fituar me meritë nga kryeqytetaset. Emilia Lazo me 28 pikë ishte shënuesja më e mirë për Partizanin, që u shkëput që në fillim.

Pa probleme fiton edhe Tirana, që në “Asllan Rusi” mundi 71-58 Studentin në derbin kryeqytetas. Pas një periode të parë të ekuilibruar, vajzat bardheblu u shkëputën dhe e dominuan lojën, duke qëndruar në krue bashkë me vlonjatet.

Superliga-Femra, java e 7-të

Sopoti Eagles – Partizani, 77-102

Studenti – Tirana, 58-71

Vllaznia – Flamurtari, 44-80

Renditja: Flamurtari 13 pikë, Tirana 13 pikë, Vllaznia 11 pikë, Partizani 10 pikë, Studenti 9 pikë, Sopoti Eagles 7 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat