Përballja e dytë e Prishtinës

Basketboll

Përballja e dytë e Prishtinës

Më: 20 mars 2023 Në ora: 12:19
Pamje nga një ndeshje

Sigal Prishtina sonte (e hënë) do të ketë përballjen e dytë në çerekfinale të Ligës ENBL.

Takimi i parë në kryeqytet kundër skuadrës polake King Szczecin, kishte përfunduar 64:64, duke bërë që fituesi të vendoset në takimin e dytë.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00 në Poloni dhe skuadra fituese do të kualifikohet në gjysmëfinale të kësaj gare, ku e pret skuadra lituaneze, Wolves.

Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në këtë garë, ndërsa kaluan grupin me dy fitore e katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat