Sot është Dita e Draftit për Junior NBA Kosova

Basketboll

Sot është Dita e Draftit për Junior NBA Kosova

Më: 20 mars 2023 Në ora: 12:20
Logo NBA Kosova

Sot është Dita e Draftit për Junior NBA Kosova.

Shorti do të hidhet nga ora 17:30 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”.

Ky do të jetë viti i dytë me radhë që do të organizohet Junior NBA Kosova në vendin tonë, ku garojnë fëmijët e moshës 11-13 vjeç, ndërsa do të marrin pjesë 30 shkolla fillore nga e gjithë Kosova.

Më pas do të ndahen në dy Konferenca Konferenca apo gjashtë Divizione. Katër ekipet më të mira do të luajnë në “Final-Four” për të shpallur kampionin në edicionin e dytë.

Në ceremoninë e Draftit do të jetë edhe Erik Brucker, Menaxher i Lartë për Operacionet e NBA-së dhe Gordan Giricek, ish-basketbollist i njohur i NBA-së me karrierë të pasur në basketboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat