Bora sfidohet nga Kosovari

Basketboll

Bora sfidohet nga Kosovari

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 11:21
Orari

Të premten (sot) zhvillohet xhiroja e 13-të në Ligën e Parë të Meshkujve.

Takimi i parë do të jetë ndërmjet Gjakovës së Re dhe New Basket. Skuadra nga Gjakova numëron një fitore e nëntë humbje, kurse ajo prizrenase shtatë fitore e katër humbje.

Duel më interesant pritet mes Borea-s dhe Dritës.

Skuadra pejane ka shtatë fitore e katër humbje, ndërsa e kundërta është me skuadrën gjilanase, që ka katër fitore e shtatë humbje.

Përballja e fundit do të zhvillohet ndërmjet Bora-s dhe Kosovarit. Skuadra prishtinase është në vendin e parë me 11 fitore në 11 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në këtë ligë, kurse Kosovari nga Bardhi i Madh ka shtatë fitore e tri humbje.

Liga e Parë e Meshkujve – Java 13

E premte

16:30 Gjakova e Re - NEW Basket

18:30 Borea - Drita

19:00 Bora - Kosovari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat