​Covid-19, rënie rekord e CO2 në 2020

Bota

​Covid-19, rënie rekord e CO2 në 2020

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 23:04
Foto Ilustrim

Emetimet e CO2 me origjinë fosile kanë regjistruar një rënie rekord prej 7% në vitin 2020, të lidhura me masat kufizuese të marra kundër epidemisë COVID-19, sipas raportit vjetor të projektit Global të Karbonit (GCP).

Ky raport shqyrton emetimet vjetore të CO2 me origjinë fosile dhe qëndrueshmërinë e tyre në atmosferë, përgjegjëse për ndryshimin e klimës dhe pjesën e katastrofave.

Ky raport është publikuar tradicionalisht në konferencat e OKB për klimën. Këtë vit, publikimi i tij vjen në një kontekst të veçantë, pasi COP i 26-të i planifikuar në Glasgow është shtyrë për një vit. Një samit në internet do të mbahet të shtunën me disa krerë shtetesh për të shënuar 5-vjetorin e Marrëveshjes së Parisit.

Rezultatet e saj janë gjithashtu të pashembullta, me një rënie të vlerësuar prej 7% të emetimeve globale të CO2 fosile gjatë vitit, ose 2,4 miliardë tonë.

Në kulmin e masave kufizuese në pranverë, ato madje ranë me rreth 17% në krahasim me vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat