A mund të takohet Kim Jong Un me Trumpin ose Putinin këtë javë?

Bota

A mund të takohet Kim Jong Un me Trumpin ose Putinin këtë javë?

Nga: A.SH. Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 07:57
Kim Jong Un

Për Donald Trumpin dhe Vladimir Putinin, gjasat që të takohen me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, këtë javë janë të vogla, por jo të pamundura, përcjell Bota sot.

Ende nuk dihet nëse Kim do të marrë pjesë në samitin e APEC-ut, por Kremlini ka deklaruar se një takim është i mundur në rast se ai paraqitet.

Trump ka shprehur interesim për t'u takuar me Kimin, megjithëse Uashingtoni nuk ka bërë të ditura plane konkrete për bisedime.

Ndërkohë, motra e liderit koreano-verior, Kim Yo-jong, deklaroi këtë muaj se Koreja e Veriut është e hapur për dialog me SHBA-në, por shtoi se kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht përputhje me interesat e Phenianit.

Pheniani duket se po i mban të hapura mundësitë për bashkëpunim, pasi Kim ka dërguar zyrtarë të lartë në Kinë dhe Rusi, ndërsa vetë po inspekton projekte turistike në Korenë e Veriut.

Megjithatë, pavarësisht spekulimeve, ekspertët vlerësojnë se pjesëmarrja e Kim Jong Unit në samit mbetet pak e mundshme.

Lim Eul-chul, profesor në Universitetin Kyungnam, thotë se për një regjim që i planifikon me kujdes paraqitjet e tij ndërkombëtare, deri më tani nuk ka pasur “asnjë shenjë të koordinimit paraprak” për pjesëmarrjen e Kim në këtë samit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat