​CDC: 204.748 raste të reja me COVID-19 në SHBA

Bota

​CDC: 204.748 raste të reja me COVID-19 në SHBA

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Sipas ​CDC, 204.748 raste të reja me COVID-19 në SHBA.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan sot 204.748 raste të reja të koronavirusit dhe 1.766 vdekje nga efektet e infeksionit në SHBA.

Deri më tani, një total prej 16 milionë e 317 mijë e 892 raste me koronavirus janë raportuar në Shtetet e Bashkuara dhe 300.032 kanë vdekur, sipas CDC.

Të dhënat e CDC nuk pasqyrojnë domosdo numrin e rasteve të raportuara individualisht nga shtetet e SHBA, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat