Britania e Madhe thyen rekordin ditor me coronavirus

Bota

Britania e Madhe thyen rekordin ditor me coronavirus

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar numër rekord ditor të të infektuarve me coronavirus.

Të paktën 41,385 raste janë regjistruar gjatë ditës së sotme, duke thyer rekordin që nga fillimi i pandemisë.

Edhe 357 njerëz të tjerë kanë vdekur nga virusi, njofton ministria e shëndetësisë së këtij vendi, raporton bbc.

Një variant i ri i coronavirusit, që ekspertët thonë se mund të përhapet më lehtë se të tjerët, ka bërë që Mbretëria e Bashkuar të mbyllet ndërsa vendet e tjera vendosin kufizime të udhëtimit.

Ndryshe, Britania deri më tani ka raportuar rreth 2.3 milionë raste me virus gjersa 70752 persona kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat