Presidenti indonezian mori dozën e parë të vaksinës COVID-19

Bota

Presidenti indonezian mori dozën e parë të vaksinës COVID-19

Më: 13 janar 2021 Në ora: 10:18
Presidenti indonezian mori dozën e parë të vaksinës COVID-19

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës kundër koronavirusit, të zhvilluar nga firma kineze Sinovac, duke shënuar kështu fillimin e vaksinimit kundër Covid në vend.

Presidenti iu nënshtrua kontrolleve të presionit të gjakut dhe temperaturës së trupit para se të merrte injeksionin nga zëvendës kryeshefi i administratës së Mjekësisë, Abdul Muthalib.

“Nuk dhemb aspak”, tha Widodo pasi mori vaksinën në Pallatin Merdeka.

Daeng M. Faqih, kryetar i Shoqatës Mjekësore të Indonezisë, u bë personi i dytë që mori vaksinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat