Irani tregon forcën/ Nis stërvitjen raketore, dërgon anijet ushtarake

Bota

Irani tregon forcën/ Nis stërvitjen raketore, dërgon anijet ushtarake

Më: 13 janar 2021 Në ora: 20:24
Foto

Ushtria iraniane ka nisur stërvitjet e raketave detare me rreze të shkurtër në Gjirin e Omanit. Lajmin e përcolli televizioni shtetëror, i cili sqaroi se anija luftarake logjistike Makran, e përshkruar si anija ushtarake më e madhe e Iranit, dhe anija që shërben për lëshimin e raketave Zereh, janë duke marrë pjesë në stërvitjen dy-ditore.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur që nga viti 2018, kur presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga një marrëveshje bërthamore ndërkombëtare ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore, duke argumentuar se ujdia e vitit 2015 nuk ishte e përshtatshme.

Administrata amerikane gjithashtu vendosi sanksione shkatërruese mbi Iranin në një përpjekje për të detyruar Teheranin të negocionte një marrëveshje të re që do të zgjidhte dhe çështjen e programeve raketore raketore të vendit dhe mbështetjen e tij për grupet militante në vendet tjera të rajonit. Si përgjigje ndaj tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja dhe vendosjes së sanksioneve ekonomike, Irani, i cili pretendon se programi i tij bërthamor është për qëllime civile, ka shkelur gradualisht pjesë të paktit, duke nisur me pasurimin e uraniumit.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka sugjeruar se Uashingtoni mund ta rikthejë marrëveshjen bërthamore – sipas së cilës Teherani u zotua të kufizojë aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit nga sanksionet – nëse Irani i përmbush kushtet e tij. Por, zyrtarët iranianë këmbëngulin që Shtetet e Bashkuara duhet së pari të heqin sanksionet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat