​Borë në Kroaci, ndërpriten disa linja të trageteve

Bota

​Borë në Kroaci, ndërpriten disa linja të trageteve

Më: 24 janar 2021 Në ora: 23:56
Borë në Kroaci

Bora që ka nisur të bie sonte në Kroacinë qendrore dhe veriperëndimore, Gorski Kotar dhe Lika, ka shkaktuar probleme në trafikun rrugor dhe detar.

Për shkak të reshjeve të borës në pjesë të autostradës Adriatik, qarkullimi është i ndaluar për:

autobusë me dy nivele, automjete me karvanë, motoçikleta, automjete shpërndarëse dhe automjete me hapësirë të mbuluar të ngarkesave.

Mediat kroate raportojnë se për shkak të erërave të fuqishme nga jugu, të cilat krijojnë valë të larta prej disa metrave në detin e hapur, të gjitha linjat që lidhin Splitin me ishujt qendrorë të Dalmacisë janë ndërprerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat