Mbi 78 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Bota

Mbi 78 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 78 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 78.080.028 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.

Bëhet e ditur se 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (17.268.517), Indi (10.522.601), Brazil (8.363.677) dhe Rusi (3.456.210) ndërsa më pas radhiten Turqia (2.412.505), Italia (2.107.061), Gjermania (2.029.200), Kolumbia (2.022.331), Britania e Madhe (1.889.872), Argjentina (1.772.059), Meksika (1.482.138), Afrika e Jugut (1.340.498) dhe Polonia (1.307.161).

Ndërkohë në mbarë botën janë 25.873.209 persona të cilët ende janë në trajtim.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar 106.420.547 njerëz dhe duke shkaktuar 2.321.987 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat