​Kina miraton testimin e 16 lloje të vaksinave tjera

Bota

​Kina miraton testimin e 16 lloje të vaksinave tjera

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Media shtetërore kineze raportoi se qeveria miratoi testimin klinik të 16 llojeve të tjera të vaksinave të prodhuara në vend, raporton BBC.

Sipas China Daily, gjashtë nga 16 vaksina kundër koronavirusit kanë kaluar tashmë fazën e tretë.

Kina tashmë ka dy vaksina, të cilat i shet nëpër botë, ndërsa në Kinë, rreth 40 milion qytetarë kanë marrë tashmë vaksinën.

Kina ka shitur 440 milionë doza në të paktën 27 vende, e cila quhet "diplomaci e vaksinimit" në atë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat